10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ia vë apo jo veshin asaj që thonë për ty!

Më të lexuarat

Njerëzit gjithësesi flasin për çdonjërin. Edhe për ty. Dhe ti nuk mund të jesh krejtësisht indiferent. Por as nuk duhet të vrasësh veten për ato që thonë ata. Për të mos kaluar në asnjërën skajshmëri është mirë ti ndjekësh disa hapa:

HAPI I PARË

Kur flasin për ty, e kjo do të ndodhë gjithësesi, gjëja e parë që duhet bërë është të shohësh gjendjen e ndërgjegjes sate. Ajo (nëse është si duhet në funksion) është treguesi i gjendjes tënde reale. Nëse në relacion me ndërgjegjen je komod, kjo tregon se edhe veprat tua janë në rregull. Kësisoj, fjalët e njerëzve nuk kanë ndonjë vlerë sepse, derisa nuk flitet për ndonjë gjë reale dhe të vërtetë, ato janë konfirmim i zilisë së brendshme që disa syresh nuk gjejnë forcën ta menaxhojnë por e shprehin duke folur për të tjerët.


HAPI I DYTË

Komoditeti yt nuk duhet në asnjë mënyrë të prodhojë arrogancë apo edhe shpërfillje ndaj asaj që mendojnë njerëzit. Derisa në mesin e tyre ka edhe të mirë, ata nuk duhet ti viktimizojmë me sjelljen dhe shpërfilljen që i bëjmë opinionit të tyre. Viktimizimi ka të bëjë me lënien hapësirë për paragjykime sidomos nëse veprohet diçka që krahas të qenit e saktë, ka mundësi erdhe të kuptohet gabimisht. Në këtë rast nuk duhet shpërfillur sidomos opinioni i njerëzve të mirë dhe punët e mira e të ndershme nuk duhet bërë të duken si të këqia e të pandershme.
HAPI I TRETË
Nëse formalisht i kemi bërë gjërat si duhet, nuk është keq të gjejmë forcën që, në rast nevoje, të sqarohemi për të tjerët edhe kur nuk na duket e domosdoshme. E gjithë kjo për të mos u lënë hapësirë të mendojnë keq për neve edhe pse nuk kanë arsye. Ndërsa kur kanë arsye, ashtuqë kemi gabiar diku, bëhet më e obligueshme që të sqarohemi.
  

HAPI I KATËRT

Kur jemi në situatë pas gabimit, është njerëzi dhe korrektësi të kërkojmë falje dhe kjo i përgjigjet natyrës, nivelit dhe mënyrës së kryerjes së gabimit. Kërkimfalja është ana e fortë e dobësisë njerëzore, ngase me të përmirësohen të metat dhe gabimet.

Hoxhe Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit