i8 Spyder nga BMW

0
64

Prodhuesi i njohur i automobilave “BMW” novitetin atraktiv nga e ashtuquajtura seria “i” do ta prezantojë në sallonin e ardhëm që do të mbahet në Pekin i cili do të mbahet në fund të muajit, ndërsa bëhet fjalë për konceptin e paralajmëruar i cili do ta fitojë edhe versionin e prodhuar.

Përndryshe, i8 Spyder është koncepti i tretë i hibridit sportiv të BMW-së i cili në treg do të duhet të arrijë në vitin 2013, ndërsa versioni i saj Spyder në vitin 2014.

Në krahasim me konceptin e mëparshëm ky na jep një pasqyrë të pamjes së përfundimtare të coupe-s së re të BMW-së, dhe sidomos bien në sy dyert të cilat në konceptet e mëparshme kanë qenë transparente. E njëjta vlen edhe për shumë elemente tjera të dizajnit të cilat tani janë më “realiste”.

Do t’i ketë dy ulëse

Sikur që i ka hije një Spyder-i, modeli do t’i ketë dy ulëse, ulësja e fundit është larguar, ndërsa për sigurinë e udhëtarëve do të kujdesen edhe “gungta” pas ulëseve. Kulmi me siguri që do të prodhohet nga fibrat e karbonit dhe do të bëhet fjalë për kulmin lëvizës.

i8 Spyder do të bazohet në konstruksionin e lehtë të bërë në radhë të parë nga fibrat e karbonit të forcuara me plastikë. Dimensionet e kësaj veture janë 4.480/1.922/1.208 mm., ndërsa hapësira ndërboshtore është 2.650 mm.

E vë në lëvizje tërheqja “plug-in” hibride, motori 1.5-litra me 3-cilindra turbo benzinë i vendosur në pjesën e pasme (në mes) i cili i zhvillon 225 KF dhe i vë në lëvizje rrotat me motorin elektrik që ofron 130 KF dhe i cili e vë në funksion boshtin e parmë. Ky motori i fundit mbushet nga bateria me litium-ion.

3 litra në 100 kilometra

Ngasësi do të ketë mundësi të zgjedh ndërmjet tërheqjes në të katër rrotat, përkatësisht në rrotat e pasme dhe ato të parme, varësisht nga sistemi i zgjedhur. Vetë autonomia elektrike do të përfshijë rreth 30 km., ndërsa harxhimi i karburanteve do të sillet rreth 3 l./100 km.

Në bazë të të dhënave të ofruara merret vesh që kjo makinë do ta ketë tërësisht forcën prej 355 KF dhe momentin më të madh rrotullues prej 550 Nm.

Ky model me peshë prej 1.620 kilogramë do të shpejtojë deri në 100 km/h për rreth 5 sekonda, derisa shpejtësia më e madhe i është ndalur në 250 km/h. Në fund të shtojmë që vetura BMW i8 Spyder pritet të kushtojë rreth 100.000 euro. /zeri/kohaislame