9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

I urtë me Thaçin e Veselin – azgan me Shefqet Krasniqin

Më të lexuarat

Një debat krejt tjetër dhe një qasje krejt tjetër kishin qenë debatet në televizionin publik me Ridvan Berishën kur mysafir kishin qenë, Hashim Thaçi apo Kadri Veseli, krahasuar me debatin e sotëm kur mysafir kishte qenë imami Shefqet Krasniqi, raporton Insajderi.com

Ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi që u shpall sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës i pafajshëm nga akuzat për fshehje të tatimit dhe nxitje për pjesëmarrje në luftëra të huaja, ka qenë mysafir në emisionin debat të RTK-së.

Reagim të menjëhershëm kishte pasur nga moderatori i këtij emisioni kur Krasniqi kishte filluar fjalët e para. Ai ishte ndërpre nga moderatori duke i kërkuar që të flas shqip dhe jo arabisht.

Por një gjë krejt ndryshe kishte ndodhur kur i ftuar kishte qenë, Kadri Veseli. Kryetari i Kuvendit të Kosovës ishte kapur kur i kishte bërë me sy moderatorit, në shenjë që transmetimi të ndalohet dhe të shkohet me reklama. Përderisa kërkesa e Veselit ishte plotësuar.

Qëndrim tjetër i njëjti moderator kishte pasur kur të ftuar kishte, presidentin e vendit Hashim Thaçin, apo kryeministrin, Ramush Haradinaj. Gjatë përgjigjes ishte ndërprerë rrallë herë, ndërsa në emisionin e sotëm Krasniqi rrallë herë është lejuar ta përfundojë përgjigjen.

Ndryshe ish-imami kishte pasur ankesa ndaj televizionit publik kur në kronikën e këtij debati Krasniqi ishte cilësuar si imam kontrovers.

“Unë kam menduar që keni mbledh mend, por ju nuk paskeni mbledh mend ende. Qysh bre unë kontrovers, keni mbet me trauma ende. Qysh unë kontrovers, duhet me fshi atë çfarë jeni duke thënë ju aty në kronik”, kishte thënë Krasniqi gjatë këtij debati./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit