14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

I tha asaj…

Më të lexuarat

Një djalë dhe një vajzë, të cilët i kishte bashkuar harami nën perden e dashurisë, pasi që takimet e tyre u bënë të shpeshta filluan të frikësohen nga shikimet e njerëzve, por jo nga Zoti i njerëzve.

Vendosën që të takohen larg shikimeve të njerëzve e të shkojnë në një vend në të cilin nuk i shikojnë njerëzit.
Djali dëshiroi që ta sigurojë dhe qetësojë vajzën prandaj edhe i tha: Pasha Allahun do të marr dhe do të dërgoj në një vend në të cilin nuk na shikojnë njerëzit? Pasha Allahun do të dërgoj në një vend në të cilin Allahu nuk na shikon!!!
A e dini se kush e dëgjoi? E dëgjoi Xhebbari (i Plotfuqishmi) i qiejve dhe i tokës!!
Kur u fshehën nga sytë e njerëzve dhe filluan ta bëjnë atë çfarë ua ka ndaluar Allahu, erdhi tragjedia, një sulm i cili nuk ia mori trupin por shpirtin.
Allahu ia mori shpirtin, ia ndali zemrën, ia paralizoi gjymtyrët dhe ra përtokë i vdekur … Ndërsa, vajzën e kaploi bubullima nga qielli. Kjo gjendje e befasoi. Duke mos e hetuar veten doli para njerëzve dhe e habitur filloi të thoshte: “Thoshte se nuk e shikonte.. e Ai ia mori shpirtin.. thoshte se nuk e shikonte.. ia mori shpirtin.. I Lartësuar je o Zot.. i Madhëruar je o Zot.. I mbulon të metat tona e ne të kundërshtojmë.. Mjerë për ty o shpirt a nuk e heton Madhërinë e Zotit tënd? Mjerë për ty o shpirt, a nuk je lodhur nga mëkatet? Mjerë për ty, mjerë për ty! Sa i përbuzur që je o shpirt? A nuk po pendohesh te Allahu? “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetë që zbriti (me Kur’anin)…” (El Hadid: 16)

Ai i cili udhëzon në të mirë e ka shpërblimin si ai i cili e vepron atë vepër.
O Zot, kërkojmë mbrojtje te ti prej kufrit, nga të papërmbajturit, kundërshtimit të fjalës Tënde dhe na e mundëso që të kemi një përfundim të mirë, na i mbulo të metat në këtë dynja dhe në ahiret.Ky është përfundimi i atij që e kundërshton dhe largohet nga bindja e Allahut të Lartësuar.

Kjo ngjarje është marrë nga kaseta “Uegarat el hur” të shejh Abdul Muhsin El Ahmedit

Përktheu: Merita Rexha/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit