7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

I shtypi gruan në sy të fëmijëve, burri kërkon dënim maksimal për të riun në timon

Më të lexuarat

“Fëmijëve të mi iu vra nëna para syve si në Siri. Kërkoj dënim maksimal. Nëse nuk jepet, drejtësia ka marrë fund” – kështu është shprehur i revoltuar shtetasi Arjan Prifti, në seancën ndaj Adrian Memollarit, 23-vjeçarit që shtypi në mënyrë makabre bashkëshorten e tij muaj më parë në Tiranë, duke i kaluar me automjet përsipër; skenë e ndodhur në sy të dy fëmijëve të vegjël të saj.

Akuza ka dhënë 10 vjet burg për të riun, ndërsa i ati dy jetimëve me grua të vdekur nga Memollari kërkoi 25 vite të plota. Ngjarja e ndodhur në pranverë ishte nga më të rëndat në rrugët shqiptare.

Memollari, një i ri që përflitej dhe si përdorues droge, e vuri nën rrota nënën e dy fëmijëve duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit