9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

I riu palestinez u vra me snajper nga ushtarët izraelitë për praktikë

Më të lexuarat

Forcat ushtarake të mbrojtjes të Izraelit që qëlluan një palestinez ndërsa ushtarët e tjerë brohorisnin, po e përdornin viktimën si “objektiv praktike”, tha Kamel Hawwash, nga grupi i fushatës së Solidaritetit të Palestinës, duke e quajtur incidentin “çnjerëzor”.

“Ishte një akt absolut me qëllim praktike, në mënyrë efektive, sepse brohoritja nga ushtarët e tjerë në thelb ishte krejtësisht çnjerëzore dhe mizore”, tha shkrimtari dhe akademiku Hawwash.

Ai e përshkroi situatën jo proporcionale të forcës në të dyja anët e kufirit.

“Kjo tregon ndryshimin – nga njëra anë ju keni ushtarë të armatosur rëndë dhe në anën tjetër janë protestuesit të cilët mund të kenë një gur për të hedhur nga një rrugë e gjatë dhe e largët. Nuk do të dëmtojë mbrojtjen ose do të godasë ushtarin “.

Tamer Abu Daqqa thotë se është viktimë e asaj që ndodhi muaj më parë, ku një i ri palestinez u vra me snajper.

“Nuk bëra asnjë gjë. Isha vetëm në demonstratë. Shkova me miqtë e mi për t’i ndihmuar ata dhe para se të arrija vendin, më qëlluan. Ushtari e dinte se unë do t’i ndihmoja, dhe për këtë arsye u qëllova”, tha ai, sipas pamjeve nga agjencia e lajmeve Ruptly, transmeton oranews.

Ai u qëllua në këmbë dhe kërkoi trajtim në spital. Ai tha se ka luftuar që nga incidenti i ndodhur më 22 dhjetor.

Edhe pse IDF ka nisur një hetim për incidentin, snajperi që ka qëlluar është pezulluar në një shqyrtim fillestar. Megjithatë, ushtria tha se ata që brohorisnin dhe filmuan incidentin do të përballen me një seancë disiplinore.

Disa politikanë izraelitë kanë mbrojtur snajperin dhe ushtarët e tjerë të tij, duke deklaruar se ju nuk mund të gjykoni veprimet e ushtarëve “të stresuar” në fushën e betejës. Të tjerë, megjithatë, i kanë dënuar ata. Kreu i Listës së Përbashkët të Partive Arabe, Ayman Odeh, i cilësoi pamjet si një “klip që tmerron shpirtin”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit