13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

I riu në Louisiana vret prindërit e tij dhe 3 persona tjerë

Më të lexuarat

Autoritetet në Louisiana janë vënë në kërkim të një 21 vjeçari të dyshuar për vrasjen e pesë personave – përfshirë prindërit e tij – në dy lagje përreth Baton Rouge si pasojë e mosmarrëveshjeve në familje.

I dyshuari është identifikuar si Dakota Theriot, ndërsa policia tregon se trupat e prindërve të tij, Elizabeth Theriot dhe Keith Theriot, të dy 51 vjeç, u gjetën në qytetin Gonzales me lëndime nga të shtënat me armë, por ende me shenja jete, raporton USA TODAY.

Çifti, që më vonë vdiqën në spital, ishin në gjendje të identifikonin Dakotan si të dyshuar për të shtënat, ka thënë sherifi Qarkut Ascension, Bobby Webre, transmeton Koha.net.

Ai tha se Dakota ka jetuar me prindërit e tij për një kohë të shkurtër por ata i kanë kërkuar atij që të largohet nga shtëpia dhe të mos kthehet më.

Autoritetet në Qarkun Livingston thonë se i dyshuari besohet të ketë shkuar në shtëpinë e prindërve të tij pasi i kishte vrarë më parë tre viktimat tjera, Billy Ernest, 43 vjeç, Tanner Ernest, 17 vjeç dhe Summer Ernest, 20 vjeçe, në Qarkun Livingston.

Viktima e parë duket se ka qenë një vajzë adoleshente në Qarkun Livingston, e cila besohet të ketë qenë mike apo edhe e dashur e Dakotas, e më pas edhe dy të afërmit e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit