11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

I punësuari në postë bën vetëvrasje pasi hetohet për vjedhjen e 200 mijë eurove

Më të lexuarat

Numri i qytetarëve të mashtruar dita ditës shkon duke u rritur. Sipas të dhënave që siguroi Telma, ish zyrtari i Postës së Maqedonisë në Zletovë, ka arritur të thithë një shumë të madhe të parave të qytetarëve por të cilat nuk i vendosur në libreza.

Nga të dhënat arrihet në përfundim se dëmi i të mashtruarve kap shumën deri në 200 mijë euro. Pjesa më e madhe e tyre janë pensionist të cilët kursenin që të mos shndërrohen në barrë për fëmijët, por edhe të ju ndihmojnë. Vera Stojanovska e cila gjashtë vite ka kursyer, tani ka vetëm një denarë në librezë.

Skandali u zbulua në fillim të muajit, kur një pensionist  në vend se t’i nxjerrë të hollat në postën e Zletovës, është ndalë në Shtip dhe nga aty i kanë thënë që në llogari nuk ka pesë mijë euro siç pretendonte ai. Zyrtari i postës është suspenduar, dhe kur ta filluar të hetohet rasti, ai me 6 korrik ka kryer vetëvrasje. Banorët atij i kishin besuar dhe ia kanë lënë në dorë librezat e kursimit që t’i ruaj në kasafortë, siç premtonte ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit