12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

I ofrojnë 1 milionë dollarë të heqë mjekrën, refuzon

Më të lexuarat

Njëri ndër lojtarët më të njohur të lojës së bejsbollit në SHBA, Brian Wilson i ekipit LA Dodgers, është i njohur edhe për imazhin e tij me mjekër të gjatë, të cilën për vite të tëra nuk është duke e hequr.

Madje, ai ka refuzuar edhe ofertën e kompanisë së brisqeve të rrojës “800Razors”, në shumë prej 1 milion dollarësh, për të rruar mjekrën me produktet e tyre, duke u shndërruar edhe në fytyrën promovuese të kompanisë.

“Mjekra e tij është legjendare, ndërsa ne duam të tregojmë kualitetin e produkteve tona. Nëse ato rruajnë këtë mjekër, atëherë mjekrat e njerëzve të tjerë nuk i kanë problem”, tha njëri ndër themeluesit e kompanisë “800Razors”, transmeton BW.

Tifozët e këtij lojtari të bejsbollit e kanë përkrahur atë, ndërsa menaxheri i tij tha se mjekra shkon me të edhe në varr, duke refuzuar kështu ofertën prej 1 milion dollarësh.

Nëse dikush për hobin e tij refuzon 1 milion $, atëherë si mund të akuzohen ata që mbajnë mjekra jo vetëm për hobin dhe kënaqësinë e tyre, por për ta fituar edhe kënaqësinë e Krijuesit të Gjithësisë, në pasimin e shembëlltyrave më të mira të gjithë njerëzimit – profetëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit