6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

I mbijetoi masakrës në Zelandë, i riu tregon si e mashtroi terroristin

Më të lexuarat

Pak ditë më parë në Zelandën e Re u regjistrua një nga sulmet më të rënda terroriste.

Nga sulmi me armë në dy xhami mbetën të vdekur 49 persona.

Autori i sulmit terrorist, 28-vjeçari Brenton Tarrant, kishte një urrejtje të pashpjegueshme, ndaj personave të fesë islame.

Njëri prej të mbijetuarve nga masakra, Mustafa Bozhdas nga Turqia, tregoi mënyrën sesi arriti të shpëtonte.

Ai u plagos në këmbë, por u shtir sikur kishte vdekur në mënyrë që 28-vjeçari të mos e qëllonte më.

I riu tha:

“Unë mbijetova sepse bëra sikur kisha i vdekur. Gjithçka ndodhi papritur kur imami po fliste. Unë isha ulur në dysheme dhe pashë që terroristi po më afrohej. Më qëlloi në këmbë dhe u hoqa sikur kisha vdekur”.

Më tej ai tregoi se pasi kishte parë se Tarrant ishte larguar është hedhur nga dritarja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit