11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

I hapet rruga kandidatit presidencial Selefi për garën zgjedhore

Më të lexuarat

Një gjykatë egjiptiane ka vendosur që nëna e Hazem Ebu Ismail, nuk është një qytetare amerikane.  Hazem Ebu Ismail  një personalitet islam shumë popullor dhe i cili shihet si një nga pretendentët më të fortë për president, me gjasë duket të ketë të hapur rrugën për të kandiduar në zgjedhjet e majit.

Hazem Ebu Ismail është një 50-vjeçar avokat i kthyer në predikues, gëzon një numër të madh të përkrahësve entuziastë, sidomos nga lëvizja Selefite e vendit. Komisioni zgjedhor i vendit javën e kaluar pohoi se ka marrë dokumente që konfirmojnë se nëna e Ismailit ishte një qytetare amerikan, dhe kjo u përdor më pas që në mënyrë efektive të shkaktonte përjashtimin e tij nga gara.
 “Por të shtunën, komiteti i lartë zgjedhor ka marrë një letër nga Ministria e Jashtme e cila e ka informuar atë se Naëal Abdel-Aziz, nëna e Abu Hazem Ismail, morri shtetësinë amerikane vetëm në 25 tetor, 2006,” tha shefi i komisionit Hatem Degato për Reuters.
Begato tha të enjten se agjencia kishte marrë informata sipas të cilave nëna e Ebu Ismail kishte “përdorur një pasaportë amerikane për të udhëtuar për në dhe nga Egjipti” para vdekjes së saj. Por Gjykata Administrative në Kajro, të mërkurën tha se autoritetet nuk kanë dokumente të mjaftueshme për të provuar se ajo ishte një qytetare amerikane.
Sipas ligjit zgjedhor të vendit, të gjithë kandidatët për presidencën, prindërit e tyre dhe bashkëshortet e tyre duhet të kenë vetëm një nënshtetësi dhe kjo të jetë egjiptiane. Ebu Ismail avokon një interpretim të rreptë të Islamit të ngjashëm me atë të praktikuar në Arabinë Saudite dhe është bërë një pamje e njohur në Kajro, me posterat e tij stolisen shumë makina dhe mini autobusë.
“Kërkesa jonë e vetme është që gjykata të anulojë vendimin negativ të Ministrisë së Brendshme, vendimin për refuzimi të dhënies së një certifikatë që nëna e Ebu Ismailit nuk mbanë shtetësi të dyfishtë”, tha Gaber Nassar, avokati i Ebu ismail herët të mërkurën përpara se vendimi të ishte shpallur, për Daily Neës Egjipt.

Seanca u shty vazhdimisht gjatë ditës ngase mbështetësit e kandidatit Selefi mbushnin sallat e gjyqit dhe demonstronin edhe jashtë Këshillit të Shtetit. Kjo ishte seanca e dytë; e parë ishte të martën. Të premten, mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Kajros në mbështetje të kandidaturës së tij.
“Njerëzit e duan Hazem Ebu Ismailin! “Jo për manipulime”! –  Thërrisnin demonstruesit gjatë kalimit të tyrë përmes rrugës qendrore në sheshin Tahrir të Kajros, epiqendra e revoltës të vitit të kaluar që përmbysi presidentin Hosni Mubarak.
Ebu Ismail nisi kandidaturën e tij më 30 mars me një parakalim të madh që e mori atë në shtabin e komisionit zgjedhor në Kajro. Ai do të konkurrojnë me më shumë kandidatë të moderuar islamikë të tillë si ai nga Vëllazëria Myslimane, Khairat el-Shater, shërbes të ish-regjimit, si ish-ministri i jashtëm Amr Musa.
Islamistët kanë bërë përparime të mëdha që nga rrëzimi i Mubarakut, duke fituar shumicën në zgjedhjet në të dyja dhomat e parlamentit.
Partia e Lirisë dhe Drejtësisë e Vëllazërisë Myslimane fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare më herët këtë vit, por gjithashtu edhe Salafistë fituan një të katërtën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit