9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

I burgosuri kërkon anulimin e dënimit të përjetshëm sepse vdiq përkohësisht

Më të lexuarat

Benjamin Schreiber, 66 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht pasi vrau një burrë në vitin 1996. Ai tha se dënimi i tij u shlye kur i ndaloi zemra gjatë një komplikacioni mjekësor katër vite më parë, edhe pse u ringjall nga mjekët.

Gjykatësit që dëgjuan kërkesën e tij thanë se sado origjinale, nuk i bind mjaftueshëm. Ata thanë se s’ka gjasa që Schreiber të ketë vdekur, pasi ka firmosur me dorën e tij kërkesën për lirim.

Në vitin 2015, Schreiber pësoi helmim septik si pasojë e gurëve në veshka. U nevojit ndërhyrja e mjekëve që ai të rikthehej në jetë. Pasi u shërua, u kthye në burg.

Në kërkesën e Schreiber ai shkruan se e kishin rikthyer në jetë pa miratimin e tij dhe se ajo “vdekje” e përkohshme nënkuptonte fundin e dënimit të përjetshëm.

Gjykata shkallës së parë vendosi kundër Schreiber, që u apelua nga avokati i tij.

Të mërkurën, apeli mori të njëjtin vendim. Dënimi do të quhet i përfunduar kur mjeku ta deklarojë të vdekur Schreiber.

Burimi: BBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit