8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

I armatosur me automatik shkon për të vrarë fqinjët, pa e ditur çfarë e priste

Më të lexuarat

Një burrë që u shfaq në shtëpinë e një të afërmi duke mbajtur një armë automatike tip AR-15 si dhe i veshur me një jelek antiplumb, ndodhet tani prapa hekurave.

Tom D’Errico dhe familja e tij besojnë se Kevin Flaherty, 48 vjeç, ishte në një mision për të vrarë gjatë natës teksa u përplas në derën e tyre.

Kamerat e sigurisë kapën momentin e tmerrshëm kur Flaherty ngeci në shtëpinë e të afërmit të tij në Boca Raton të Floridas të mërkurën mbrëma.

Madje, ai vuri dorën mbi kamera, duke u përpjekur që të fshihte imazhin që familja të mos e kuptonte se ishte aty.

D’Errico, i cili ishte në San Diego dhe familja e tij ishin në gjendje të shihnin Flaherty përmes telefonit celular.

Aplikacioni për zbulimin e lëvizjeve u lejon pronarëve të shtëpive të shohin gjithçka ndodh nga distanca.

Kur D’Erricos pa Flaherty në derë pak para orës 11, thirri menjëherë policinë.

Të frikësuar për jetën e tyre, gruaja e D’Erritos u fsheh në banjë me djalin 17-vjeçar dhe vajzën 12-vjeçare, teksa prisnin forcat e rendit.

Djali 17-vjeçar i D’Errico i tha gjithashtu policisë se Flaherty kishte kërcënuar familjen në të kaluarën dhe kishte abuzuar me drogën dhe alkoolin.

Adoleshenti beson se Flaherty synonte t’i vriste ata, pasi kishin strehuar vajzën e tij.

Flaherty u arrestua dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza për sulme të rënda me armë zjarri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit