10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

I akuzuari për vrasjen e 3 të rinjve muslimanë në SHBA do të dënohet me burg të përjetshëm

Më të lexuarat

I dyshuari për vrasjen e 3 të rinjve muslimanë në Chapel Hill të Karolinës së Veriut në SHBA, Craig Hicks do të gjykohet me kërkesën për dënimin e tij me burg të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje.

Prokurorja Satana Deberry nëpërmjet në një deklaratë në rrjetin social tha se e ka marrë këtë vendim për të përshpejtuar procesin e gjykimit.

“Familjet, krahas vdekjes tragjike të këtyre 3 të rinjve të mbushur me dashuri, po vuajnë edhe për shkak të zgjatjes së procesit gjyqësor. Vendosa që ky rast të gjykohet pa kërkuar dënimin me vdekje në mënyrë që gjykimi të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur si dhe të shërojë palgët e familjeve”, tha Deberry.

Craig Hicks, i dyshuari për vrasjen e 3 të rinjve muslimanë që prej 4 vitesh pritej të gjykohej me kërkesën për dënimin me vdekje.

Craig Stephen Hicks, (46 vjeç) më 10 shkurt 2015 në Karolinën e Veriut në Chapel Hill në shtëpinë e tyre vrau studentin 23-vjeçar të stomatologjisë Deah Shaddy Barakat, gruan e tij 21 vjeçare Yusor Mohammad Abu-Salha dhe motrën e saj 19-vjeçaren Razan Mohammad Abu-Salha. Kjo vrasje mizore e kryer me armë zjarri duke qëlluar viktimat në kokë shkaktoi reagime të shumta në botë.

Kjo ngjarje shkaktoi reagimet e muslimanëve në të gjithë botën pasi kishte formuar opinionin se krimet ishin kryer për shkak të identitetit musliman të viktimave, pasi edhe i dyshuari si vrasës Craig Hicks në rrjetet sociale e cilësonte veten si një “ateist” duke bërë retorika anti-fetare./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit