9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Hurma dhe dobitë e saj

Më të lexuarat

Hurma është një frutë qe është shumë i përhapur në vendet islame, kryesisht në ato arabe përfshi vendet rreth gjirit persik. Ngjyra e bukur e këtij fryti vjen si pasoje e disa pigmenteve natyrale, por edhe e vitaminës A dhe karotenit qe ndodhen ne molekulat e saj. Këta elemente janë antioksidues shume te mire dhe parandalojnë disa sëmundje. Ne fakt, konsumimi i hurmës pengon shfaqjen e disa llojeve te kancerave si dhe shume problemeve kardiovaskulare. Shume ushqyes, ky frutë ka gjithmonë një shije te ëmbël. Lëkura kur është i bute ben edhe t’i hiqet. Për ta konsumuar është mire te pritet derisa ajo te piqet mire. Ashtu si banania ajo mund te këputet nga pema edhe kur është jeshile apo e kuqe dhe te lihet ne një vend te veçante derisa te piqet.

Përsa iu përket vlerave ushqyese duhet thënë se çdo hurmë përmban 20-70 kalori. E pasur me kalcium ajo përmban edhe 0,5gr proteina, 0,3gr yndyre dhe 23gr glucide. Pjesa e brendshme përmban rreth 83,5% ujë. Hurma është një nga frutat qe ka edhe shume vitamine C dhe fibra (rreth 5,9gr). Kjo e fundit bën te mundur qe ajo te shërbejë edhe për tretjen e ushqimit.

Hurma është një pemë e cila konsumohet shumë, sidomos në vendet arabe dhe islame Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Fruta e hurmës është e shijshme dhe pëlqehet nga të gjithë; përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17% sheqer kur është e freskët dhe 62% kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme taninë etj.

Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë.2009 06 16

Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma u bën mire edhe atyre që vuajnë nga diarreja kronike. Edhe mjaft të sëmurë nga gjëndra tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit