15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Humbje të mëdha në Sony

Më të lexuarat

Sony lajmëroi investitorët se parashikimet nga shkurti për humbjet prej 220 miliard jenëve (2.7 miliard dollarë) do të jenë shumëfish më të këqija.

Në të vërtetë, Sony tani paralajmëron humbje prej 520 miliard jen (6.4 miliard dollarë) në vitin fiskal që përfundoi me 31 mars. Edhe pse bëhet fjalë për humbje të mëdha, në kompani theksojnë se me ato nuk është prishur qëndrueshmëria financiare e kompanisë dukë pasur parasysh se deri te humbjet e mëdha ka ardhur për shkak të fshirjes së humbjeve tatimore dhe rregullave të ndryshme të kontabilitetit në SHBA ku kompania ka filluar të aplikoj Generally Accepted Accounting Principles (GAAP).

Në kompani gjithashtu theksojnë se gjatë vitit të kaluar fiskal kishin rreth 6.4 bilion jen të hyra, që është për 11% më pak se një vit më parë kur kishin të hyra prej 7.18 bilion jen.

Përkundër rezultateve të këqija në kompani janë optimist se situata do të ndryshoj këtë vit, respektivisht se do të fitojnë rreth 180 miliard jen gjatë vitit aktual fiskal që përfundon me 31 mars të vitit 2013. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit