20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Humbën jetën nga tërmeti, Meta në familjen e vëllezërve nga Gjilani

Më të lexuarat

Ditën e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte në Gjilan, në familjen e dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi, që humbën jetën nën rrënojat e një hoteli në Durrës, i shembur nga tërmeti 6.4 ballë goditi vendin tonë të martën e kaluar. Kreu i shtetit shqiptar shkruan në rrjetet sociale se do të jetë gjithmonë pranë familjes Abazi, për t’i ardhur në ndihmë.

“Sot në Gjilan për t’u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi. Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!”, shkruan Presidenti.

Vëllezërit Abazi ishin transferuar në Durrës për të punuar dhe për t’i siguruar një jetesë më të mirë fëmijëve të tyre. Ata lanë pas 6 jetimë, ndërsa familja ndodhet në kushte të vështira ekonomike.

Më herët presidenti Ilir Meta nderoi FSK-në, Policinë e Kosovës dhe njësitë e shërbimit zjarrfikës për ndihmën e dhënë në Shqipëri gjatë tragjedisë së tërmetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit