15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Hulumtimi: Islami është feja zyrtare më e popullarizuar në botë

Më të lexuarat

Islami është feja zyrtare më e popullarizuar në botë, sipas një studimi të botuar nga qendra kërkimore Pew.

Nga 199 shtetet e përfshira në anketë, 43 përcaktojnë një besim të veçantë si fe zyrtare shtetërore, 27 vende e përkrahin Islamin si fe të saj zyrtare, krahasuar me 13 që bëjnë të njëjtën gjë për krishterimin.

Studiuesit peshuan jo vetëm kushtetutat, ligjet dhe politikat, por edhe veprimet e ndërmarra për ose kundër grupeve fetare.

Feja zyrtare më e popullarizuar është Islami, i cili është i emërtuar në kushtetutat ose ligjet bazë në 27 vende. Kjo i bie 63 përqind prej 43 vendeve që përcaktojnë një fe si zyrtare.

Shumë prej këtyre vendeve ndodhen në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Në fakt, Libani është i vetmi në rajon që nuk ka një fe zyrtare ose të preferuar.

Rreth 62 për qind e muslimanëve jetojnë në Indonezi, Indi, Pakistan, Bangladesh, Iran dhe Turqi.

Dy vende kanë shpallur fe zyrtare budizmin (Butan dhe Kamboxhia), kurse Izraeli është i vetmi shtet feja shtetërore e të cilit është judaizmi.

Nga rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrika Veriore, vetëm tre nga 20 vende nuk kanë një fe zyrtare qeveritare: Libani, Sudani dhe Siria, edhe pse dy të fundit preferojnë Islamin, përfundoi qendra kërkimore.

Trembëdhjetë vende e rendisin krishtërimin si fe shtetërore, nëntë në Europë (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën dhe Islandën), dy në Karaibe (Kosta Rika dhe Republika Domenikane), një në Afrikë (Zambia) dhe një komb ishull 10,000 në Oqeanin Paqësor (Tuvalu).

Por, ndonëse krishterimi nuk është shpesh i përmendur në dokumentet e një vendi, favorizohet nga 28 prej 40 vendeve që tregojnë një preferencë të dukshme ende jozyrtare, “zakonisht me përfitime praktike, financiare ose të tjera” ndaj një feje më shumë sesa ndaj tjetrës.

Shumica e vendeve që favorizojnë jozyrtarisht krishterimin janë në Evropë dhe në Amerikë, si katolicizmi në Lihtenshtajn, luteranizmi në Danimarkë dhe anglikanizmi në Mbretërinë e Bashkuar. Pesë më shumë janë në Afrikën Sub-Sahariane dhe tre në rajonin e Azisë-Paqësorit.

Në 10 vende, si Kina, Kuba, Koreja e Veriut dhe disa ish republika sovjetike, qeveritë janë etiketuar si “armiqësore” ndaj institucioneve fetare, thanë hulumtuesit.

Në Kinë, për shembull, institucionet fetare janë rreptësisht të monitoruara dhe të rregulluara nga qeveria.

“Në disa raste, fetë shtetërore kanë role që janë kryesisht ceremoniale. Por dallimi është i dukshëm kur bëhet fjalë për aspektin e statusit ligjor apo tatimor, pronësia e pasurive të paluajtshme ose të pronave të tjera, si dhe qasjen në mbështetjen financiare nga shteti”.

Megjithatë, shumica e qeverive janë ato që Pew e quajti “neutrale” ndaj fesë. Mbi 100 prej tyre nuk kanë asnjë fe zyrtare ose të preferuar. Këto përfshijnë Shtetet e Bashkuara, të cilat japin përfitime për grupe të caktuara fetare, por “në përgjithësi e bëjnë këtë pa favorizuar sistematikisht një grup të veçantë mbi të tjerët”, thanë hulumtuesit.

“Në përgjithësi, vendet në këtë kategori mund të thuhet të mbajnë një ndarje të qartë të fesë nga shteti,” shpjegojnë studiuesit e Pew. “Por ndodh që ndonjë prej këtyre vendeve të bëjë një kufizim të praktikës fetare”. Për shembull, Franca bie në këtë kategori, duke ndaluar mbulesën e fytyrës në publik.

Një studim i Pew lëshuar më herët këtë vit, zbuloi se me shkallën më të lartë të pjellorisë se çdo grup fetar në mbarë botën, popullsia myslimane do të barazohet me popullsinë e krishterë brenda më pak se 50 vjetësh. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit