12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Hukmi i duhanit në Islam

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë Allahut. Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shejh Uthejmini ka thënë: “Pirja e duhanit është haram, po ashtu edhe shitja, blerja është haram. Po ashtu haram është edhe dhënia me qira e dyqaneve në të cilat person i cili e merr me qira do të shesë duhan apo cigare, sepse e gjithë kjo është ndihmesë në haram.” (Fetafa el Mere)

Shejh Abdurrahman ibn Sadij ka thënë: “Sa i përket duhanit, pirja e tij, shitblerja e tij dhe ndihmesa në të, që të gjitha këto janë haram dhe është e ndaluar për një musliman ta konsumojë atë apo të bëjë tregti me të dhe kush ka pasur punë me duhan (e ka pirë, ka bërë biznes me të ose e ka blerë për dikë tjetër) duhet të pendohet tek Allahu i Lartësuar me një pendim të sinqertë. Dhe dijetarët e kanë ndaluar konsumimin e duhanit pasi duhani është prej “habaith”, gjërave të këqija dhe të ndyta, dhe është prej shkaktarëve kryesorë të disa sëmundjeve shkatërruese, si: kanceri, tuberkulozi dhe sëmundje të tjera. Po ashtu, konsumimi i duhanit është shkak i shpenzimit të parave duke dëmtuar së pari shëndetit e njeriut, pasurinë e tij dhe po ashtu edhe ata të cilët jetojnë me të (duke thithur tymin e duhanit). Duhani përmban nikotinë, që e vret konsumuesin e tij gradualisht.” (El I’lan bi bejan Ahta Eshejh Kardavi fi kitab El Halal Uel Haram li shejh Salih Feuzan.)

Allahu i Madhëruar thotë: “Ai u lejon atyre si të ligjshme At-Tajjibe (gjithçka të mirë dhe të ligjshme për besimin, punët, ushqimet dhe sendet) dhe ua ndalon si të paligjshme Al-Habaith (gjithçka të keqe dhe të palejueshme për besimin, punët, ushqimet dhe sendet).” [El-A’raf, 157]

“Dhe mos e shkatërroni vetveten (duke mos e shpenzuar pasurinë në Çështjen e Allahut).”
 [El-Bekare, 195]

Ibn Maxhe transmeton se Pejgamberi sallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk lejohet t’i bësh dëm vetes e as dikujt tjetër.” (Darikutni. Shejh Albani ka thënë se hadithi është shih. Shih Sahih el Xhami Es-Sagir nr. 7517, 2/1249)
Po ashtu ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar i urren tri gjëra nga ju: thashethemet, humbjen e pasurisë dhe pyetjet e shumta.” (Muslimi. Shih Sahih El Xhami 1236)

Dhe shumë ajete dhe hadithe të tjera, të cilat tregojnë qartë se duhani është haram. Dhe ajo e cila na mjafton në këtë temë është fetvaja e Abdullah El Mushidit, kryetar i Komitetit të Fetvave në Ez’her, të cilin e kanë pyetur: A është haram tregtia me duhan dhe cigare apo është hallall duke pasur parasysh se unë dhe familja ime varemi nga kjo tregti dhe jetojmë prej vitesh nga kjo?

Dhe është përgjigjur: “Dijetarët kanë thënë se harami është dy llojesh: 1. Haram “Li Dhatihi”, ku për këtë lloj haramesh ka argument të qartë dhe të prerë; 2. Haram “Li Gajrihi”, për të cilin nuk ka ndonjë argument të qartë dhe të prerë, mirëpo ky send apo vepër është mjet i cili të çon drejt shkatërrimit të vetes ose pasurisë apo që të dyjave. Allahu i Lartësuar na ka obliguar që t’i ruajmë ato dhe për këtë shkak duhani dhe cigaret llogariten prej harameve për shkak se ato të çojnë drejt shkatërrimit të trupit dhe po ashtu pasurisë dhe dihet se prej pesë gjërave që na ka obliguar Allahu t’i ruajmë, ato janë edhe vetja dhe pasuria. Dhe ai duhet ta ndryshojë biznesin e tij në ndonjë tregti në të cilën nuk ka haram.”

Po ashtu, gazeta El Ehram (e cila është gazetë ditore në Egjipt) ka botuar një artikull me titullin “Shansi i fundit për të ikur nga vdekja për shkak të duhanit”. Këtij shansi i dihet vlera pasi njerëzit lexojnë ndonjë artikull për dëmet e duhanit si për meshkujt ashtu edhe për femrat, duke i përfshirë edhe fëmijët në të ardhmen. Duhani është një prej shkaqeve të sëmundjes së kancerit, i cili është shkaktar i vdekjes së 34.000 personave çdo vit duke mos llogaritur 13.000 të tjerë, të cilët vdesin nga sëmundjet e zemrës. Kurse në Francë, sipas statistikave, çdo javë vdes nga një person për shkak të duhanit. Duhani shkakton 10% të numrit të të vdekurve në vit në Francë. Duhet shtuar se duhani është po ashtu shkaktar i kancerit të mushkërive dhe i kancerit të gjinjve te femrat (gazeta el Ehram, Kajro, më datën 19.4.1990).

Përktheu: Eroll Nesimi
15.3.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit