7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

HRW: Izraeli po e bllokon qasjen në Rripin e Gazës

Më të lexuarat

Grupi ndërkombëtar për të drejta të njeriut, (HRW), e ka akuzuar sot Izraelin se po ua ndalon hyrjen hulumtuesve të huaj në Rripin e Gazës, për t’i dokumentuar abuzimet atje.
HRW ka thënë se kjo e vë në pikëpyetje përkushtimin e theksuar nga Izraeli për të hetuar shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut.

Në një raport 47-faqesh, HRW e akuzon Izraelin e në mënyrë sistematike po ua ndalon hulumtuesve të saj që ta vizitojnë Rripin e Gazës që prej vitit 2008, duke ua dhënë atyre vetëm një leje të veçantë vitin e kaluar.

Izraeli dhe Egjipti kanë vënë bllokadë ndaj Gazës, e cila është shtëpi e gati 2 milionë njerëzve, qëkur grupi militant, Hamas, e mori kontrollin e territorit në vitin 2007.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit