7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Hoxhë Shefqet Krasniqi komenton Zgjedhjet e 6 tetorit: Kjo botë është ‘rrotë’ siç thotë populli, e rrota sillet herë andej e herë këndej

Më të lexuarat

Hoxha nga Prishtina, Shefqet Krasniqi, ka komentuar më një shkrim të gjatë rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë së nuk ka ‘fitues e humbës’, por ka ngritje dhe rënie.

Shkrimi i plotë:

Nuk ka ‘fitues e humbës’, por ka ngritje dhe rënie
(Këshillë e hapur, pa politikë, politikës dhe politikanëve)

‘Përderisa pushteti është përgjegjësi dhe barrë goxha e rëndë, atëherë edhe pushimi prej saj, qoftë edhe për një kohë të caktuar është begati. Andaj as mos të gëzohen shumë ata që fituan e as mos të pikëllohen shumë ata që nuk fituan. Fitorja është për burra, por edhe humbja gjithashtu është për burra, asnjëra e as tjetra nuk janë turp por janë pjesë të natyrshme të jetës janë procese jetësore.’

Zgjedhjet e 6 tetorit përfunduan dhe rezultatet po dihen. Dikush u gëzua e sigurisht se dikush u pikëllua. Krejt kjo jo vetëm që është normale në çdo garë, por kështu është pothuajse në çdo hap të jetës. Zaten, tërë jeta e njeriut është e tillë, gëzim e hidhërim rënie e ngritje lodhje e pushim shëndet e sëmurje e kështu me radhë.

Populli ynë ka një të kaluar të hidhur, por përplot përvoja. Dikur moti populli thoshte “mos u gëzo shumë për një të mirë që e ke ngase ashtu siç nuk e ke pasur fare dikur ajo mund të të ik prej dore”. Çdo gjë merre me një lloj “kandari”, pra me një mesatare, si gëzimin ashtu edhe hidhërimin si të keqën ashtu edhe të mirën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit