14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Hoxhë Fatmir ef. Latifi: Islami thërret në pajtim, falje dhe mirëkuptim

Më të lexuarat

 
Intervistë me hoxhën nga Mitrovica, Fatmir ef. Latifi
 
Tema: Pajtimi në islam
 
Islami thërret në pajtim, falje dhe mirëkuptim
 
 
Intervistoi: DARDAN SINANAJ:
 
Hoxhë i nderuar a mund të na flisni shkurtimisht për vlerën e pajtimit në mes të njerëzve dhe shuarjen e ngatërresa, kur dihet që dukuria e gjakmarrjes dhe hakmarrjes janë mjafte prezent te popullin shqiptar e veçanërisht në veri të Shqipërisë, ku si pasojë e kësaj dukurie janë të mbyllura për vite e dekada familje të tëra?
Hoxhë Fatmir Latifi:
Fillimisht u jam mirënjohës për mundësinë e intervistimit. Islami ynë thërret në pajtim, falje dhe mirëkuptim. Allahu i lartësuar në Kur’anin famëlartë thotë: “…dhe pajtoni vëllezërit tuaj”, kur i përmendi Allahu në suren Ali Imran të devotshmit tha: “nxitoni te faljet e Zotit dhe xhenetit, gjerësia e tyre është sa qiejt dhe toka janë për të devotshmit….ne mes tyre i përmendi “…ata qe ia falin njerëzve…”, kurse pejgamberi ynë, paqja e Zotit qoftë mbi të, i cili ishte shëmbëlltyrë e pajtimit ndërmjet njerëzve. Vepra e tij e dëshmon nje gjë te tillë, ua fali Wahshiut, i cili ia vrau xhaxhin e tij Hamzain (të cilin shumë e donte), në ditën e çlirimit të Mekës i fali të gjithë keqbërësit e tij dhe u tha “jeni të lirë shkoni se ua kam falur”, sepse kështu kishin vepruar edhe pejgamberet para tij siç veproj edhe Jusufi a.s me vëllezërit e tij ku thotë Zoti në Kur’an në suren Jusuf, “nuk ju qorton vëllai juaj ua faltë Allahu juve se Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve…për këtë ka shumëçka të flitet…
 
Dardan Sinanaj:
 
Hoxhë I nderuar, kontributi I hoxhallarëve për këto kategori për ti pajtuar nuk ka munguar asnjëherë, kurse ju jeni hoxha që më se shumti I je qasur kësaj punë të madhe për pajtim. Nëse më lejohet të them se jeni hoxha i  pajtimeve. Sa është i vështir ky mision?
Hoxhë Fatmir Latifi:
Ky mision është shumë fisnik, prandaj hoxha i ka dy objektiva para vetit. E para të pajtojë njerëzit me Allahun, dhe e dyta këta njerëz ti pajtojë mes veti. E kaluara e afërt ka dëshmuar se hoxhallarët kanë luajtur rol të rëndësishme në këtë proces, i cili ka zënë vend të çmuar në historinë tonë kombëtare. Edhe unë si shumë të tjere jam duke u munduar qe me një përkushtim serioz, popullin dhe xhematin tonë ti shoh të pajtuar dhe të vëllazëruar, besimtar te Allahut NJË. Prandaj edhe ndihma e Allahut është prezent vazhdimisht, që jam mirënjohës shumë Allahut tim edhe shpeshherë duket e pamundur në fillim, por pas pak të pamundurën Allahu e shndërron në të mundur. Tani më kujtohet një hadith ku thotë pejgamberi s.a.v.s “t’ia zgjidhe problemin e një besimtari është më e dashur për mua se sa të qëndroj 1 muaj itikaf në xhaminë time (Medinë)”.
 
Dardan Sinanaj: 
 
Hoxhë I nderuar jemi në fund të muajit të bekuar të Ramazanit, kurse festa e Fiter Bajramit vjen menjëherë pas këtij muaj. Mesazhet e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës çdo herë kanë qenë që t’ia shtrimë dorën njëri-tjetrit dhe ta falim njëri-tjetrin, por mesazhi juaj drejtuar myslimanëve të trojeve shqiptare, e sidomos atyre që kanë ngatërresa të ndryshme cili është?
Hoxhë Fatmir Latifi:
Mesazhi im për popullin tonë të dashur është pajtohuni, shtrijeni dorën e pajtimit, faljani njëri-tjetrit se do të arrini të falurit dhe mëshirën e Gjithëmëshirshmit, i cili në ditën e kiametit. Këta njerëz do t’ia shpërblej me xhenetet e Tij, madje ne do t’i marrim lakmi atyre të cilët pranuan ofertën e dinit islam që thërret në pajtim dhe mirëkuptim, por gjithsesi edhe i vrari i tyre do të përfitoj në amshueshmëri nga pajtimi dhe falja e të gjallëve, prandaj të nxitojmë e kurrë mos të hezitojmë.
 
 
Dardan Sinanaj: 
 
Hoxhë I nderuar ne ju falënderojmë shumë për këtë intervistë dhe lusim Allahun që mos të ketë vëllavrasje dhe sa më pak ngatërresa. Allahu ju shpërbleftë dhe ju dhentë suksese në punën tuaj?
Hoxhë Fatmir Latifi:
Allahu edhe juve shpërbleftë për mundin tuaj. Gjithashtu edhe unë i lutemi Zotit tim që sa më pak telashe e bela se nuk e meriton populli ynë të vuaj nga kjo prapambeturi; prandaj ka ardhur koha që të ecim përpara duke i dhënë përparësi, mirëkuptimit, bashkëbisedimit dhe tolerancës. Urime festa e Bajramit të gjithëve, e ne veçanti atyre trimave që falen dhe pajtuan për te Zotin, se sipas islamit tonë trimëri është të falesh, e jo të hakmerresh se Zoti i madhëruar këto  probleme, zënka, telashe, bela etj., ka premtuar që do t’i zgjidh nëse ne sinqerisht dhe seriozisht ia lëmë në duart e Tij.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit