9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hoxhë Eroll Rexhepi – Nuk e di si shpëtova!!! Thjesht, caktim i Zotit!

Më të lexuarat

Si sot, 19 vite më parë!

Si sot 19 vite me parë, vdekjen e shihnim me sy, e pavarësisht kësaj ne vazhduam duke e mposhtur frikën dhe ndezur lajmin e lirisë.
Ndoshta për dikënd tregim i librave, por për mua dhe bashkëluftëtarët e mi, ishte drama jetësore që nuk do ta harrojmë kurrë.
Në betejën e Zharrës, derisa plumbat fëshkëllenin mbi kokën time dhe të vëllezërve të mi të luftës, entuziazmi dhe besimi më tepër se cilado artileri, ishin arma kryesore e ballafaqimit me pushtuesin serb.
Po në këtë arenë të luftës, shokët Avdyl Jasiqi, Arif Gjocaj, Shkelzen Gacaferi, ranë për lirinë e Kosovës duke flijuar jetën e tyre!
Gjithashtu bashkëluftëtarët e betejës, si Xhezair ShaqiriQerim GjocajSabri Alimi, Demë Maloku dhe të tjerë, sot e kujtojmë së bashku këtë betejë të suksesshme, e cila ishte një parapërgaditje për Betejën e Koshares…
Nuk e di si shpëtova!!! Thjesht, caktim i Zotit!
Për mua kjo ngjarje ishte realitet dikur, ndërsa për të rinjtë tonë tregim i veprës se sinqertë dhe burrërore të baballarëve të tyre…

Zot, Ty të takon falënderimi për çdo gjë.

  • Hoxhë Eroll Rexhepi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit