9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hoxhallarët dhe priftërinjtë luajnë futboll, nuk do ta besoni kush ishte gjyqtar

Më të lexuarat

Rreth 8.000 persona kanë marrë pjesë në festën familjare në fushën e gjelbër të VfL Benrath, në Düsseldorf. Aty u takuan klerikët myslimanë e të krishterë në një ndeshje miqësore.

“Integrimi është një dëshmi e fuqisë së futbollit”, është motoja e Federatës së futbollit gjerman (DFB). Se kjo nuk është vetëm një frazë margjinare, dëshmoi edhe Kupa e gjashtë e KDDM-së gjatë festës së kaluar. Tani gjashtë vite me radhë, “Rrethi i myslimanëve nga Düsseldorfi (KDDM), në bashkëpunim me shoqatën jofitimprurëse ‘Islamic Relief’ në fushën e VfL Benrath organizojnë këtë garë.

Kulmi i këtij manifestimi, si edhe më herët ishte ndeshja në mes klerikëve myslimanë dhe atyre të krishterë, shkruan “RP Online”, përcjell Albinfo.ch. Si traditë e kësaj gare tani është fakti se gjyqtar i kësaj ndeshje duhet të jetë hebre.

Por, personi që ishte caktuar ta ndajë drejtësinë ka qenë i sëmurë, kështu që në vend të tij, rolin e mori kryebashkiaku Thomas Geisel.

Duhet theksuar se Mesut Özil i ka dhuruar tre fanella të ekipit të tij Arsenal nga Londra, për hit të manifestimit, ndërsa janë grumbulluar edhe 1 340 euro që do të shpenzohen për qëllime bamirësie.

Festa do të përsëritet edhe vitin e ardhshëm.

Të gjithë kanë fjalë pozitive për këtë manifestim, në mesin e të cilëve edhe Joachim Stamp, politikan i njohur nga kjo anë.

Në fund të manifestimit, u arrit edhe rezultati i ndeshjes. Edhe pse imamët avancuan me rezultat të thellë 3:0, ndeshja përfundoi me rezultat 4:4 që është edhe rezultati më i mirë simbolik për të gjithë të pranishmit.

Përpos aktiviteteve sportive, pjesëmarrësit kanë mundur të shijojnë edhe specialitete të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, Bosnja, Afrika Veriore etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit