10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hoxhallarët dhe ceremonia e varrimit të Bajram Rexhepit: Kur e kemi ba duan, politikanët s’i kanë ngrit duart (Video)

Më të lexuarat

Liderët fetarë u panë fort të gatshëm për ta falur xhenazen e ish-kryeministrit kosovar, Bajram Rexhepi, në ceremoninë e mbajtur të martën, në Shipol të Mitrovicës.

Sedat Gashi, që ishte pjesë e komisionit organizativ, si përfaqësues i familjarëve, tha se ata kërkuan zhvillimin e ritualeve. Ata u ndanë të kënaqur me mbarëvajtjen e varrimit.

Në ndërkohë, edhe Sokol Havolli, anëtar i komisionit që u caktua nga Qeveria e Kosovës, po thotë se ceremonia e organizuar një ditë më parë ishte në nivel të lartë.

Imami i Xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifaj po thotë për këtë punë i angazhoi vet familja Rexhepi dhe se janë munduar ta kryejnë punën e tyre si dihet. Hoxha është i bindur se për një shërbim të tillë do të kenë nevojë edhe politikanët tjerë të cilët një ditë më parë nuk u panë të gatshëm të thoshin as edhe një lutje të vetme për kolegun. /Klan Kosova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit