8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hoxhaj viziton Maqedoninë

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nesër (e hënë) shkon në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

“Gjatë qëndrimit në Shkup, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë, me përfaqësues të shoqërisë civile e të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Jashtme.

“Ministri Hoxhaj gjatë vizitës do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, me kryeministrin, Nikola Gruevski, homologun maqedonas, Nikola Poposki dhe zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit