Hoxhaj: Serbia u kthye në vitet 90’të

0
48

Kryetari i ri i serb, Tomislav Nikoliq, ka emëruar të enjten për mandatar të Qeverisë së Serbisë Ivica Daçiq, pasardhësin e Miloseviqit.
Ky hap i kreut i shtetit serb nga autoritetet e Prishtinës është quajtur kthim i Beogradit në vitet e 90’të.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Presidenti i ri serb ka dërguar mesazhin më të keq për vendet fqinje të Serbisë dhe për BE-në.
“Profili i mandatarit Daçiq, dita dhe data e mandatimit të tij, 28 Qershori, që është dita e Vidovdanit, janë mesazhe më të këqija që Beogradi ia dërgon jo vetëm Republikës së Kosovës si fqinjë direkt i saj, por të gjitha vendeve të ish-Jugosllavisë dhe vendeve të rajonit, të cilat në vitin 2012 janë në rrugë drejt integrimit në BE”, ka thënë Hoxhaj për Express.
Presidenti serb Nikoliq, që udhëheq Partinë Përparimtare të Serbisë, ka vendosur të përsëritë koalicionin e viteve të 90’të, kur në pushtet kanë qenë dy kriminelët Slobodan Miloseviq dhe Vojislav Seselj.
Në kohën e udhëheqjes së Serbisë nga Miloseviq – Seselj kanë ndodhur luftërat në Kroaci, Bosnje e Kosovë dhe është kryer gjenocid ndaj civilëve të vendeve të ish-Jugosllavisë.
Megjithëkëtë, Ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se BE duhet të mos e lejojë Serbinë të dalë nga rruga europiane.
Mirëpo, mandatari për të krijuar Qeverinë e re të Serbisë, Ivica Daçiq pas takimit me Nikoliqin ka thënë se me gjithë bashkimin e nacionalistëve, Beogradi do të ecë drejt BE-së.
“Kjo Qeveri nuk do të thotë kthim në politikën e viteve të 90’të. Ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Po që se kisha dashur, këtë do ta bëja në katër vitet e kaluara”, ka thënë Dacic, që ka udhëhequr Ministrinë e Punëve të Brendshme./Indeksonline/kohaislame