6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hoxhaj: Miratimi i Ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, arritje e madhe

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, në Kaçanik.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj përgëzoi homologun e tij për miratimin e ligjit për gjuhët.

Ai tha se miratimi i ligjit është një arritje e madhe, derisa theksoi se Kosova përgëzon Maqedoninë për këtë hap.

“Ne si Republikë e Kosovës e përgëzojmë shtetin maqedonas por edhe partitë shqiptare për këtë arritje të madhe të ditës së djeshme. Dje ka qenë festë në Kosovë simbolikisht”.

“Ne mbajmë këtë takim në Kaçanik për të treguar se shqiptarët janë një në vazhdimësi. Besoj që do të kemi një takim të mirëfilltë të punës”.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha  se Maqedonia dje ka përmbyllur një kapitull të rëndësishëm.

Ai theksoi se takimi i dy Qeverive do të jetë në të mirë të dy shteteve. Sipas tij ky takim është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian për të fuqizuar bashkëpunimin rajonal.

“Ka qenë një perpjekje e përbashkët e jona për të rrumbullkasuar aspektin ligjor. Mendoj se Maqedonia dje mbylli një kapitull të rëndësishëm të historisë së vet. Mendoj se prej sot e tutje Maqedonia është më e unifikuar, më e bashkuar se kurrë. Dje ka qenë një ditë e vështirë. Dje lindi një kapitull i ri për Maqedoninë”.

“Mbajtja e takimit të përbashkët do të jetë një platfomë e veçantë, qytetarët e presin këtë nga ne, po e presin edhe Bashkimi Evropian. Bashkëpunimi rajonal është bërë si kusht, tani është momenti për të konkretizuar këtë bashkëpunim. Kosova është tregu më i përshtatshëm i yni për eksport ku ne si Maqedoni shënojmë një suficit në këtë aspekt”.

Pas takimit dy zëvendëskryeminiatrat do të mbajnë edhe një konferencë për media në të cilat do ti shpalosin më shumë fetajet nga ky takim.

Burimi:Ekonomia Online

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit