9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hoxha: Puna e oshkurit është problem!

Më të lexuarat

Xhezair Shaqiri – HOXHA

Kam pas rastin në jetën time kur isha i ri të jem dëshmitar mes bisedave të pleqnarëve të cilët ndërhynin për ti pajtuar dy familje të hasmuara (me që baba im Abdullahi apo Dulla ka qen pleqnar), dhe në bisedat disa orëshe shpesh vinin në përfundim të një vendimi preciz dhe adekuat për ti pajtuar ngatresat në probleme të ndryshme, por ka patur raste ku nuk mundnin të gjenin zgjidhje për një problematik apo zënk mes dy paleve apo familjeve në hasmëri e ki problem ka qenë puna e dilingjillëkit apo ngatresave të oshkurit si e thonin pleqnarët.

Më kujtohet një plak në shtëpin tonë kur pat thënë i prer se puna e oshkurit apo dilingjillekit është shum problem të zgjidhet se asnjëra palë nuk e tregon të vërteten prej turpit. Mua po ma mer mendja që BDI nuk del prej qeverisë se nuk e len VMRO-ja por në këto aferat e dilingjive do të ket hallakama e madhe deri sa t’ju del mirë turpi dhe tradhëtitë e harameve që i kan bërë funksionarët e DUI-t këtij populli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit