8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hoxha nga Shkupi porositë: BFI KTHJELLU!

Më të lexuarat

BFI, KTHJELLU!

I indinjuar nga situata e krijuar në BFI, dhe zhvillimet e fundit që po ndodhin në këtë institucion, si hoxhë i diplomuar, aktualisht anëtar i disa qendrave zyrtare për hulumtim dhe studim për religjionet dhe promovimin e tolerancës në shoqëri, me seli në Evropë, dhe në disa shtete Arabe dhe Islame. E ndiej si obligim moral, islam, njerëzor, dhe inctitucional që BFI e muslimanëve të drejtohet nga njerëz kredibil e të moralshëm, të dijshëm, pa hipoteka të së kaluarës, e pa bagazh politik.

Në të kaluarën jemi mësuar e jemi ngopur me afera dhe skandale të ndryshme nga nomenklatura e këtë institucioni. BFI kthjellu, baltosja dhe shpifja për teologë të ndershëm është në dëm të institucionit, kacafytja e panevojshme me politikën dhe shtetin është në dëm të institucionit, mungesa e diplomacisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare është në dëm të BFI-së, sa e sa vite vazhdojmë me u përballë me injorancën e këtij institucioni, nuk kemi kohë. BFI kthjellu!

Institucionet fetare në Botën Islame janë të shqetësuar tash e sa vite me përfaqësimin e BFI-së në rrafshin e jashtëm, është krijuar mosbesim për krerët e këtij institucioni, këtë çështje shumë me rëndësi duhet analizuar, duke afruar bashkëpunim me hoxhallarë të vendit kompetent që mund ta përmirësojnë këtë imazh të shqyer!

Një komunitet që nuk reflekton është si një trup i sëmurë që nuk do të diagnostifikohet. Ai që reflekton tregon antitrupat që luftojnë një sëmundje gangrene si rasti me ‘gardën e vjetër’ të Bashkësisë Islame këtu në Maqedoninë e Veriut, që është shndrruar në ‘makth’ për besimtarët muslimanë. BFI-ja është e njoftuar për pleqësinë e saj, të rinjtë vështirë marin frymë me ta!

Andaj, kërkesa ime publike vjen edhe si reagim dhe brengë e muslimanëve që BFI njëherë e përgjithmonë të pastrohet nga njerëzit e implikuar në afera korruptive, e nga të pamoralshmit, e të ndërtojë ura bashkëpunimi fillimisht brenda rradhëve të saj, duke filluar me hoxhallarë të dëbuar pa arsye!

Me urgjencë duhet rikthehet kushtetuta e vjetër, e të përmirësohet kodi zgjedhor në BFI, ku në zgjedhjen e Reisit të kenë drejtë vote çdo nëpunës fetarë (imam xhamie), dhe të përcaktohet mandat 4 vjeçar, dhe mos të ketë të drejtë kandidimi më shumë se dy mandate.

Përndryshe, nëse vazhdon avazi i vjetër, të jeni të bindur se një pjesë e imamëve dhe xhematit do kalojnë në fazën e padëgjueshmërisë. Ngaqë, me turbulencat e deritanishme që i keni shkaktuar vetë, ua keni njollos emrin e dinjitetin edhe profesionit edhe institucionit, që rrejshëm e padrejtësisht e keni përfaqësuar deri më sot. Mos e sjellni veten që xhemati ta bënë këtë lutje: U mbytshi në djersën e shoqërisë që manipuluat!
”Juve do t’ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besojë Allahut; vërtetë, Allahu mbikëqyrë robërit!” (Kur’an El-Gafir, 44).

Nusret Ramadani
Shkup

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit