1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hoxha nga Ferizaj shtron iftar çdo ditë për 50 persona e më shumë

Më të lexuarat

Ky është Ramazani i katërt që hoxhë Bajram Murseli, i cili është gjithashtu edhe biznesmen së bashku me vëllezërit e tij shtron iftar për çdo ditë të Ramazanit për 50 persona edhe më shumë.
Shtrimin e iftareve për të varfër e ka bërë që katër vite ose në oborrin e Xhamisë së Madhe në Ferizaj apo të Xhamisë së Vogël ku edhe aktualisht në këtë Ramazan aty e zhvillon për çdo natë.
Krahas kësaj sipas kërkesave dhe koordinimit me imam shtron iftare edhe për besimtarët e xhamive të fshatrave të Ferizajt.
Për shkak të modestisë së tij fetare, ai e kishte të sikletshme të bërit publik të informacionit për bamirësitë e tij, por duke llogaritur që një informatë e tillë është e rëndësishme për publikun dhe mbase motivuese për të tjerë biznesmen, insistuam të e bëjmë publike.
Urojmë që shembuj të kësaj natyre t’i shtohen shoqërisë sonë./Ekuilibër/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit