Hoxha nga Drenasi: Albin Kurti është dashur t’i thotë disa fjalë për xhaminë e djegur

0
191

Dy ditë më parë, është djegur xhamia më e vjetër në rajonin e Drenicës.

Mëngjesin e së shtunës, flaka iu vë xhamisë së fshatit Verboc të Drenasit. Këtë akt e dënuan shumë qytetarë, mes tyre kryetar komunash, institucione të vendit, organizata e lider të partive politike duke e quajtur veprime dashakeqe e kriminale që dëmtojnë rëndë tolerancën fetare që ka Drenasi.

Mirëpo për djegien e xhamisë më të vjetër në atë pjesë, asnjë fjalë të vetme nuk e tha edhe jo më pak i rëndësishmi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti, sot doli edhe para mediave ku foli për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, por ai nuk foli edhe për djegien e xhamisë. Ani pse pikërisht në këtë konferencë, u thirr edhe ezani për çka ai u ndal për pak minuta deri në momentin kur përfundoi ezani. Por as në këto momente kryeministri në detyrë nuk u kujtua të flas për xhaminë e djegur.

Për xhaminë e djegur është Kurti është dashur të deklarohet, kështu thotë hoxha i Drenasit Osman Musliu.

Hoxha Omsan Musliu tha se Kurti është dashtë të jap një deklaratë për këtë xhami që ka shumë vlera jo vetëm për Drenicën por për gjithë shqiptarët.“Kryeministri është dashtë me reagu. Mendoj që Kurti është dashtë me dhënë një deklaratë”, tha Musliu.

Por megjithëkëtë, Musliu ka thënë se nuk pret një investim atje, meqë Kosova po përballet me pandemi e që gjitha paratë siç thotë ai duhet të shkojnë për shpëtimin e jetërave të njerëzve.

Mirëpo, thekson se pasi që të kaloj kriza e krijuar nga Koronavirusi, Qeveria e Kosovës duhet ta ndërtoj atë xhami.

“Por sa i përket investimeve njëherë duhet me shëru këtë vend dhe me shëru njerëz. Mendoj që Qeveria e Kosovës në këtë situatë të pandemisë nuk duhet me hargju pare as për renovim e as për ndërtim të xhamive. Por në momentin që stabilizohet gjendja në Kosovë ajo xhami duhet të ndërtohet me pare të shtetit dhe me pare të këtij populli. Sepse ajo xhami është një simbolikë që janë falë shumë dijetarë dhe shumë njerëz. Në atë xhami është falë Hasan Prishtina, Azem Bejta, Shaban Polluza. Pra, kjo na kujton shumë gjëra dhe jo vetëm xhaminë, pro më tepër sesa xhaminë. Ajo është pjesë e kulturës sonë 600 vjeçare. Në këtë xhami nuk shoh vetëm fenë por shoh edhe kulturën e Drenicës, Kosovës dhe shqiptarisë”, tha Musliu.

E Musliu për FaktePlus ka treguar se një qytetar i fesë krishtere ka shprehur interesimin për të ndërtuar këtë xhami.

Musliu ka treguar se ai është një shqiptaro-amerikan që jeton në Komunën e Vitisë, e që është interesuar që pasi të përfundoj situata e pandemisë do të shkoj në Drenicë për të ndërtuar xhaminë e djegur.

“Një shqiptaro amerikan i besimit krishterë, më ka shkruar dhe më ka thënë se derisa të kalon koha e Koronavirusit dhe du me ardh në Drenicë dhe atë xhami du me ndërtu, me riparu sepse po më ngjallë nostalgji një xhami në të cilën është falë Azem Bejta, Shaban Ppolluzha e shumë atëdhetarë”, tregoi Musliu.

E dje, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava ka vizituar xhaminë e djegur në fshatin Vërbovc të Drenasit.

Tërnava nga atje ka shprehur shqetësimin e tij ndaj kësaj vepre kriminale.

“Kjo xhami ka përmbajtur vlera jashtëzakonisht të mëdha historike dhe tradicionale të vendit tonë. Ai po ashtu ka kërkuar që kryerësi i kësaj vepre të dal sa më parë para drejtësisë. Arkitektët e Bashkësisë Islame do ta vlerësojnë dëmin se çfarë mund të bëhet me pjesën e objektit të xhamisë që ka mbetur “, deklaroi ai.