8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Hoqën flamujt e Kosovës në Kaçanik, arrestohen

Më të lexuarat

Të premten, me afrimin e Ditës së Çlirimit të Kaçanikut, që përkujtohet në 11 qershor, Komuna e dekoroi qytetin me flamuj kombëtarë dhe me flamujt verdhë e kaltër të Hashim Thaçit. Aktivistë të “Vetëvendosjes” në Kaçanik, së bashku me disa qytetarë, dolën në aksion për të hequr flamujt jo-shqiptarë, e për të lënë në dekorim të qytetit vetëm flamujt kuqezi, thuhet në një komunikatë të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Sipas këtij njoftimi, “gjatë këtij aksioni ka ndërhyrë ashpër policia, e cila ka mbrojtur flamujt e Thaçit, dhe ka arrestuar dhunshëm Basri Kodrën, kryetar i Qendrës së Vetëvendosjes në Kaçanik, dhe aktivistët Kenan Trupi, Ardian Dema, Kenan Berisha, Gëzim Mezini, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati”.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit