15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

‘Hoqa dorë nga ky zakon dhe u bëra i suksesshëm’: kur Bill Gates zbuloi sekretin e tij

Më të lexuarat

Bill Gates mund të jetë themeluesi i një prej kompanive të teknologjisë më të suksesshme por edhe ai për të arritur këtu i është dashur të kapërcejë disa zakone të këqija për të arritur në rrugën drejt suksesit.

Në një seancë të Q&A në vitin 2005 me investitorin miliarder Warren Buffett, Gates u tha studentëve të një universiteti se ai dikur ishte një njeri që i zvarriste shumë punët që kishte për të bërë.

Gates e zhvilloi këtë “zakon shumë të keq” si një student në Universitetin e Harvardit.

“Më pëlqente t’u tregoja njerëzve se nuk bëja asnjë punë, nuk i ndiqja leksionet dhe se asgjë nuk më interesonte”, u tha ai studentëve. Por në minutën e fundit, ndonjëherë vetëm 2 ditë para një provimi, Gates e merrte shumë seriozisht dhe përgatitej shumë shpejt. “Njerëzit mendonin se ishte qesharake. Ky ishte pozicioni im, djali që nuk bënte asgjë deri në minutën e fundit”, u shpreh ai.

Sidoqoftë këto veprime prej fodulli nuk fluturuan menjëherë sapo ai u fut në botën e biznesit. “Kur hyra në biznes, ky ishte një zakon shumë i keq dhe mu deshën disa vite për ta rregulluar këtë”, tha Gates duke bërë që audienca të qeshë, përcjell scan.tv. Por edhe pse miliarderi arriti të shkëlqente në shkollë pasi studionte vërtet shumë dy ditë përpara provimit në biznes gjërat nuk funksiononin në këtë mënyrë.

Kështu që atij ju desh të ndryshonte e të bëhej një njeri vërtet I organizuar I cili nuk I zvarrit gjërat por i bën në kohën që duhet.

Por pavarësisht kësaj ai u tha studentëve se ende është duke punuar për këtë gjë dhe përpiqet që të mos e lërë veten të zvarrë asgjë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit