9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“Honoris Causa” për Thaçin, nga Universiteti me prapavijë radikale te krishtere

Më të lexuarat

Universiteti me prapavijë religjioze të krishterë, që mban emrin e një njeriu të dënuar nga SHBA-ja, ia ka vënë dorëzat dhe kostumin kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për ta nderuar.
Në fundjavë, kryeministri Thaçi e ka marrë çmimin “Doctoris Honoris Causa”, nga Universiteti Sun Moon në kryeqytetin e Koresë Jugore, Seul.

Ky universitet është krijuar dhe mban emrin e liderit të Kishës së Bashkimit, Sun Myung Moon, një sekt i krishterë i formuar në vitin 1954.

Sun Moon, besonte se është një Mesiahh, dhe përcjellësit e tij besojnë se Jezu Krishti i ishte shfaqur më 17 prill 1935 dhe e kishte lutur që ta përfundonte misionin që ai nuk kishte mundur, si pasojë e kryqëzimit, transmeton KTV.

Pas një periudhe të lutjeve dhe të mendimeve, Sun Myung Moon, thuhet se e pranoi misionin. Ai provoi ndërkohë ta shtrijë ndikimin e tij edhe në SHBA, përkatësisht në New York ku hapi kisha të besimit të tij të ri. Por, në vitin 1982 ai u dënua për konspiracion dhe deklarim të rrejshëm të taksave federale, dhe u dënua me 18 vjet burgim e 15.000 euro gjobë. Ai mbajti 13 muaj burgim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit