12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Holandë, arrestohet i dyshuari për të shtënat në tramvaj

Më të lexuarat

Zyrtarët holandezë njoftojnë se është arrestuar një person i dyshuar për gjuajtje me armë, vrasjen e tre personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve gjatë të shtënave me armë në tramvaj në Holandë.

Lajmi për arrestimin e 37-vjeçarit të dyshuar, Gökmen Taniş, u bë i ditur nga Jan van Zanen, kryebashkiaku i qytetit Utrecht, bashkë me zëdhënësin e prokurorisë, disa orë pasi ndodhi incidenti.

Zanen tha se arsyet e sulmit që ndodhi në sheshin “24 Tetori” janë akoma të pazbardhura.

Raportet paraprake sugjerojnë se incidenti i të hënës mund të buroj nga një mosmarrëveshje familjare.

Arrestimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Rob van Bree.

Turqia dënon gjuajtjen me armë në Holandë

Turqia të hënën ka dënuar gjuajtjen me armë ku kanë humbur jetën tre persona në Holandë.

“Fuqishëm e dënojmë sulmin që ndodhi sot (18 mars 2019) në qytetin Utrecht në Holandë, pavarësisht identitetit të sulmuesit dhe motivit të tij”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona dhe u dëshirojmë qëndresë familjeve të atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në kumtesën e ministrisë, ku theksohet se Turqia është “në solidaritet të plotë” me popullin dhe qeverinë holandeze./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit