14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Hixhabi… Modesti, Çlirim, Mbrojtje

Më të lexuarat

Me luftën që është duke u zhvilluar midis të vërtetës dhe fallsitetit, hixhabi është vënë në qendër të skenës. Ka qenë gjithmonë një çështje e ndjeshme por tani ajo ka marrë një vëmendje të madhe për shkak të legjislacionit dhe propozimeve legjislative në disa vende europiane që e ndalojnë atë në institucione qeveritare. Për gratë që e veshin hixhabin nga bindja fetare, e vërteta është e dukshme dhe e pakundërshtueshme. Për të tjerët me dije të kufizuar ose që nuk kanë ndonjë dituri mbi hixhabin, mund të jetë konfuze.

 

Historiku

 

Së pari është e rëndësishme për të kuptuar disa pika të lidhura me hixhabin dhe modestinë. Pika e parë është që modestia ka qenë norm në histori, deri në pjesën e fundit të shekullit të kaluar. Nëse dikush do të hapte librat historik të kohëve të ndryshme dhe epokave të ndryshme do të gjejë mbulimin modest të grave në një farë nivel apo në një tjetër. Pika tjetër është që modestia është një element në disa fe botërore, veçanërisht, Judaizm, Krishterim dhe Islam. Shumë njerëz habiten kur mësojnë që modestia dhe hixhabi nuk janë futur (së pari në histori) nga islami. Kjo ndërthurje ka ekzistuar në ligjet e feve të shpallura përpara islamit dhe mbetjet e tyre mund ende të gjenden në librat e ndryshuar të atyre feve. Me mesazhin e fundit të dhënë Muhammedit salallahu alejhis ua selam, urdhëri për hixhabin u konfirmua dhe u finalizua. Ky është realiteti përderisa të gjitha ato shpalljet kanë ardhur nga i njëjti burim, Allahu. Merjemja (Maria), e ëma e Isait (Jezusit) është rrallë e përfytyruar pa një mbulesë tradicionale dhe dikush mund të sugjerojë që ajo është muslimane (e cila me të vërtetë ishte muslimane). Dikush ende mund të gjejë gra çifute dhe të krishtera të cilat e mbulojnë kokën në të njëjtën mënyrë si bëjnë muslimanët. Është një nga lidhjet e përbashkëta që janë të përdoruara nga të treja këto besime.

 

Funksionet e hixhabit

 

 

Që të kuptohet me të vërtetë natyra e mrekullueshme e hixhabit, është esenciale për të shikuar në funksionet e tij. Sigurisht, një musliman nuk ka nevojë për justifikime për urdhërat e Allahut dhe dëshirën për tu bindur pa pyetur, por hixhabi është një aspekt i fesë që ka një logjikë që përputhet në mënyrë perfekte me arsyen njerëzore. Më tepër sesa një simbol fetar Përkufizimi si një simbol fetar është “një shenjë, diçka tjetër që qëndron ose sugjeron diçka tjetër nga arsyeja me marrëdhënie, bashkim, lidhje ose ngjashmëri të rastësishme, një shenjë e dukshme e një shënjë të padukshme”. Sigurisht, hixhabi është një simbol përderisa përfaqëson nënshtrimin e një gruaje ndaj Krijuesit të saj dhe lidhjen e saj me fenë islame. Allahu e përmend këtë në Kur’an kur i referohet hixhabit: “… është më i përshtashëm që ata të mund të njihen…” Kjo do të thotë që një grua do të njihet se është muslimane. Por, ndërsa hixhabi është një simbol, është në realitet shumë më tepër se aq. Qëllimet e mëposhtme dhe funksionet e hixhabit do ta sqarojnë këtë pikë.

Urdhër dhe sprovë nga Allahu

 

Megjithëse shpesh i mbishikuar, nuk muns të harrohet që hixhabi është një test për gruan muslimane. A do të nënshtrohet ajo Zotit ose Krijuesit të saj apo a do të ndjek ajo dëshirat e saja? Është e qartë nga Kur’ani dhe nga Sunneti që hixhabi është një obligim fetarë. Nuk ka ndryshime në mendime (ihtilaf) mbi këtë pikë dhe Ummeti musliman e ka aplikuar atë për mëse 14 shekuj. Kur një grua muslimane vesh hixhabin ajo është duke ju bindur Allahut. T’i thuash asaj që të heqi është njësoj sikurse t’i thuash asaj që mos i fal namzet e detyruara. Kur ajo zgjedh të mos e vësh hixhabin, ajo nuk është duke ju bindur Allahut, subhane ua teala, dhe sjellë për veten e saj mundësinë e ndëshkimit për trasgresionin e saj. Kjo اështje nuk mund të merret me lehtësi përderisa është e përfshirë midis gjynaheve më të mëdhanë islam. Fatkeqësisht, dikush mund të gjejë gra muslimane të cilat debatojnë që hixhabi nuk është obligim dhe që teksti i Kur’anit mbi këtë çështje nuk është i qartë. Ky është një gabim edhe më i madh përderisa është mohimi i vargjeve kur’anore dhe shtrembërimi i tyre për të përmbushur dëshirat personale. Vargjet e mëposhtme të Kur’anit të shenjtë i referohen natyrës obliguese të hixhabit: “ Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. [Nur:31] “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues”. [el-Ahzab:59]

 

Ruajtja e modestisë

 

Siç u përmend më parë, një nga qëllimet kryesore të hixhabit është për të fshehur ose mbuluar bukurinë e një gruaje dhe për të ruajtur modestinë e saj. Modestia mund të përkufizohet si rujatje ose përshtatshmëri në veshje, sjellje dhe të folur gjithashtu si çlirimi nga mendjemadhësia dhe arroganca. Koncepte të lidhura do të jenë thjeshtësia dhe moderimi. Këto janë të konsideruara si të virtyte të ndershme që janë të inkurajuar nga fetë dhe sistemet e vlerave rreth botës. اdo person ka një farë rehatie në lidhje me veshjen dhe mbulesa e gjatë e muslimaneje nuk duhet zhvlerësuar. T’i kërkosh një muslimaneje të heq hixhabin është e njëjtë sikur do t’i kërkoje një jo-muslimaneje të hiqte bluzën e saj (kuptohet nga ato që kanë një farë morali). Muslimaneja do të ndjehej e dhunuar njësoj. Sensi i saj i fort i modestisë do t’i shkaktonte asaj të ndjehej e turpëruar për të dalë nga shtëpia pa mbulesën e plotë. Një pyetje interesante duhet të bëhet: “Pse është një murgeshë e respektuar për veshjen e saj modeste por një muslimane e veshur me hixhab është e shikuar si e shtypur?”

 

Lartësimi në status

 

Një grua e cila mbulon veten e saj i informon ata rreth saj që ajo është më tepër sesa trupi i saj dhe pamja e saj. Ajo ka një mendje, ajo ka një zemër, ajo ka një personalitet, ajo ka një besim. Është përmes një procesi që statusi i saj ngrihet. Ajo ka dinjitet dhe nder dhe ajo pret që të trajtohet si e tillë. Ajo refuzon të përdoret si një lodër e vetme për bukurinë e saj dhe kënaqësitë e burrave. Gratë ofrojnë më shumë sesa tërhiqjen e tyre fizike dhe hixhabi në islam garanton që të shihet më shumë se aq. Për kundër opinionit publik, statusi i gruas në islam është i ngritur më lart sesa çdo sistem social. Nga ana shpirtërore ajo ka të njëtat obligime dhe shpërblime që kanë edhe burrat, nga ana sociale ajo është e vlerësuar dhe nderuar ai një nën, vajzë, grua dhe kontribuese në shoqëri, ekonomikisht ajo ka pronësinë, pavarësinë dhe aftësinë për vendim marrje të pa krahasueshme me atë përpara islamit. Hixhabi është një element në një sistem të kuptueshëm që e vendos gruan në një pjedestal të respektueshëm dhe të vlerësuar.

 

Çlirimi-lirimi-liria

 

Hixhabi nuk është një simbol i shtypjes së femrës ose i pabarazisë. Për kundër është një instrument i lirisë. Një grua e cila e vesh hixhabin e çliron veten e saj nga dëshirat e vetjake dhe të kota për të shfaqur bukurinë e saj dhe për të bërë garë me gratë e tjera rreth saj. Kjo është një dëshirë që përkeqsohet nga shfaqja pakuptimitë, e cila është larg nga modestia dhe mbulesa. Me hixhabin, një grua nuk ka pse të jetojë me ç’ka pritet nga shoqëria që të jetë e dëshirueshme dhe ajo nuk ka pse të përdorë bukurinë e saj për të përfituar njohje apo pranim nga ata rreth saj. Aq më shumë sa gratë të jenë të prirura ndaj ngacmimeve e shfaqurit aq më tepër është e ngacmuar natyra e burrit që e shikon atë. Hixhabi gjithashtu çliron burrin nga kjo dëshirë natyrale për të vështruar dhe u kënaqur me tërheqshmërinë e grave. Ajo mbështet çlirimin e tij nga dëshirat e shikimit që mund të jenë joshëse. Me hixhabin, shqetësimi i të dyve i garve dhe burrave, ndryshe, i çliron ata, kështu ata kanë mundsinë t’i drejtohen motiveve dhe qëllimeve të tilla si bukuria shpirtërore dhe ajo e brendshme.

 

 

Sigurimi dhe mbrojtja

 

Në Suren el-Ahzab të përmendur më lart, Allahu subhane ua teala thotë: “…është më e përshtatshme që ato të njihen dhe të mos abuzohen…”. Kështu, një nga funksionet e hixhabit është për të mbrojtur gratë nga abuzimi dhe dëmi. Kjo veçanërisht përfshin forma të ndryshme të abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale, të cilat mbizoterojnë në shoqëritë në të cilat ka pak gra të mbuluara. Burrat shpesh marrin sinjale të përziera dhe besojnë që gratë dëshirojnë ata nga mënyra sessi ato i shfaqin trupat e tyre. Hixhabi, në të kundërt, i dërgon një sinjal burrave që që gruaja e mbuluar është një grua modeste, e cila nuk duhet të mërzitet. Njerëzit shpesh debatojnë që ky lloj arsyetimi e vendos fajin mbi viktimën, vetë gruan. Është e rëndësishme për të kuptuar që qëllimi nuk është për t’ia hequr përgjegjësinë ngacmuesit por për të theksuar natyrën reciproke të hixhabit. Burrat dhe gratë duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur vetet e tyre, njëri-tjetrin dhe shoqërinë. Përkrah grave, gjithashtu kanë një farë niveli modestie, duke përfshirë më të rëndësishmen uljen e shikimit dhe mbrojtjen e pjesëve të turpshme. Mbi llogarinë e ndryshimit midis burrave dhe grave në natyrë dhe në përbërjen fizike, një sasi të madhe e mbulimit është e kërkuar nga gratë më tepër sesa burrat. Të dy burrat dhe gratë, megjithatë, janë të mësuara së pari të ulin shikimin në prezencën e gjinisë së kundërt përpara se t’i thuhej për tu mbuluar. Përsëri, kjo thekson përgjegjësinë e tyre të përbashkët për sa i përket kësaj.

 

Mbrojtja e shoqërisë

 

Kur një grua shfaq veten e saj ajo mundësisht e bën atë për motive vetjake (duke shfaqur trupin e saj për të fituar vëmendje). Një grua e devotshme e mbulon veten e saj për dobinë e saj dhe gjithashtu për shoqërinë. Imagjinoni, do të jetonit në një shoqëri në të cilën të gjitha gratë janë të mbuluara. . . . Tani Imagjinoni një pamje krejt të ndryshme, imagjinoni një shoqëri në të cilën të gjitha gratë janë të ekspozuara, duke u veshur shumë pak. اfarë ndryshon tek ato dy shoqëri? Në të cilën shoqëri do të ketë më pak ngacmime dhe të këqija? “Dhe thuaju grave besimtare të ulinn shikimet e tyre dhe të mbrojnë pjesët e tyre të trupit”. Besimtarja mbron pjesët e saja intime nga shikimi dhe nga veprat imorale. (zinaja). Kjo është një nga aspektet më serioze të modestisë dhe hixhabit për shkak të implikimeve të saja. Zinaja është një helm që shkatërron individët, familjet dhe shqoëritë. Dikush vetëm duhet të shohë në shoqëritë në të cilat zinaja është e përhapur që të kuptojë këtë pikë. Sëmundjet (sida, sëmundjet të trasmetuara seksualisht) janë të përhapura, divorci shtohet, njerëzit bëhen të preokupuar pas dëshirave të ulëta. Zinaja është midis gjynaheve të mëdha në islam për këto arsye. Një grua e cila e mbulohet mbron veten dhe si rrjedhojë shoqërinë nga kjo e keqe. Islami është një fe e pengimit dhe të tilla këshilla janë të vendosura për t’i penguar njerëzit për të mos rënë në kurthat e Shejtanit. Hixhabi, ulja e shikimit kufizimi i përzierjes midis burrave dhe grave të gjitha janë vegla të përdorura kundër zinasë (kurvërisë). Kur njerëzit i përmbahen këtyre këshillave, jeta bëhet më e plotë dhe familje të forta ndërtohen- të gjitha këto janë nevoja për një rregull të shëndoshë shoqërorë. Me të gjitha këto dobi që dikush fillon të mendojë pse një grua nuk vendos të e mos e vërë hixhabin? Arsyet për ndalimin e hixhabit (dhe përgjigjja islame)

 

Laiçizmi

 

Një nga arsyet kryesore për ndalimin e hixhabit në një vend si Franca është një koncept i njohur si laiçizmi. Laiçizmi është një sistem në të cilin funksionet qeveritare nuk kanë lidhje me fënë dhe institucionet fetare. Në atë sistem feja nuk merr vendime politike. Nga ana filozofike, laiçizmi është besimi që jeta është më e mirë për tu jetuar pa Zot ose zota. Në shoqëritë laike, njerëzit nuk i përmbahen besimeve fetare dhe me kailimin e kohës feja bëhet shumë më pak e rëndësishme në jetën e tyre. Rreziku i dukshëm i kësaj filozofie është që ikurajon ateizmin dhe agnostiçizmin. Ka një theksim mbi racionalizëm dhe një denigrim të fesë dhe mësimeve fetare. Franca është një vend laik siç është treguar në fjalinë e parë të kushtetutës së saj (1905)-“Franca është një Republik e pandarë dhe laike. . . ”. Në lidhje me hixhabin, Presidenti francez Zhak Shirak, është shprehur që:”اfarë është përsa i përket kësaj (ligjit francez) është që mbështet principet e laiçizmit, i cili është një nga shtyllat e republikës tonë”. Zhan Pier Rafarin, Kryeministri i Francës ka thënë: “Laiçizmi në Francë është një vlerë themelore, veçanërisht në ndërtesën republikane, shkollat e saja, ku çdo i ri mëson rreth kombësisë së tij, universalitetit dhe ku ai ose ajo duhet të marrë dobitë nga principet e barazisë dhe lirisë, neutralitetin e shërbimeve publike”. 70% e francezve mbështesin ndalimin e hixhabit. Kjo është gjithashtu edhe arsyeja kryesore pse hixhabi është i ndaluar në vendet laike si Turqia dhe Tunizia. Islami është një kërcënim ndaj atyre qeverive përderisa është e kundërta e laiçizmit. Islami nuk është vetëm një fe, por një din, një mënyrë jete. Si mënyrë jete është i kuptueshëm, duke mbuluar të gjitha aspektet. Një musliman nuk mund ta ndajë fenë nga pjesa tjetër e jetës së tij sepse feja është jeta. Një musliman praktikues i fesë merr frymë, ecën dhe jeton me islam, madje edhe në gjërat më të vogla. Kur ngrihet në mëngjez ajo përkujton Allahun. Ajo menjëherë lahet për tu falur dhe përfundon namazine mëgjezit. Ajo ha me dorën e djathtë gjtaë hëngrjes. Gjatë ndërveprimeve ajo ndjek edukatën islame. Hixhabi është një pjesë e kësaj mënyre jete dhe si i tillë nuk mund të hiqet. Dini i islamit përfshin të dyja edhe jetën private dhe atë pubilike. Këto nuk mund të ndahen dhe askush nuk mund të thotë se ajo është fetare në jetën private por nuk është në jetën publike. Një individ e merr dini e saj në jetën publike kur ajo vë hixhabin. Ajo e merr dinin e saj në publik kur ajo refuzon të ja jap dorën meshkijve. Feja vjen në lojë gajtë ndërveprimeve sociale, trasaksioneve ekonomike dhe vendimeve politike. Një musliman nuk mund kurrë të jetojë një jetë “laike”. Fatkeqësisht, kjo është çfarë shumë vende janë duke i shtrënguar muslimanët të bëjnë madje edhe në vendet e ashtu quajtura muslimane. Por, Allahu ka garantuar se do ta mbrojë fenë e Tij dhe do t’i shpërblejë ata të cilët punojnë dhe përpiqen të mbrojnë fenë e Tij.

 

Barazia e gjinive / Emancipimi i gruas

 

Arsyeja e dytë e dhënë për ndalimin e hixhabit është e reflektuar në fjalët e thëna nga Zhak Shirak-“Pa marrë parasysh origjinat dhe bindjet e tyre, francezët burra dhe gra kanë të njëjtat të drejta dhe ata kanë një të drejtë për të njjëtën respekt dhe të njëjtat mundësi”. Qëllimi i këtyre shoqërive është që t’i bëjnë burrat dhe gratë krejtësisht të barabartë, ekzaktësisht në të drejtat e tyre, detyrat e tyre dhe mundësitë e tyre. Është paksi e çuditshme për të menduar se duke hequr hixhabin burrat dhe gratë do të bëhen më të barabartë si me magji. Këto njerëz gjithashtu thonë që gratë të cilat veshin hixhabin janë të shtypura, të nënshtruara dhe në nevojë për çlirim. Ata duket se mendojnë që gratë muslimane duan të çlirohen dhe t’i thuhet për të hequr hixhabin. Ata mendojnë që janë duke i bërë një nder grave muslimane. Nga një perspektivë islame, është e rëndësishme për të kuptuar që megjithëse gratë dhe burrat janë të njëjtë në shumë drejtime, Allahu, subahe ua teala, ka krijuar të drëjta specifike dhe përgjegjësi për secilën gjini në disa çështje të jetës. Ai nuk ka bërë vetëm këtë por Ai ka gjithashtu krijuar secilën gjini në mënyrë unike që të përmbushë më së miri detyrat që i janë caktuar të dyja palëve. Shkenca, në fakt, i ka afirmuar këto koncepte. Kjo nuk nënkupton superioritetin e njërës gjini mbi tjetrën përderisa të dyja rolet janë të ndershme. Ata janë të dy esenciale për funksionimin efektivë të shoqërisë. Dikush mund të pyesë : “Nëse Allahu, subhane ua teala, do të kishte patur dëshirë të krijonte dy gjini të njëjta apo të barabarta pse ka krijuar dy gjini?” Një grua muslimane nuk ka nevojë për “çlirimin” që po i ofrohet, sepse ajo ka qenë e çliruar tashmë me kohë. اlirimi i saj vjen përmes nënshtrimit të saj ndaj Zotit dhe Krijuesit të saj. Hixhabi e çliron atë nga përqëndrimi mbi dëshirat e ulëta të kësaj bote dhe e ngre atë në fushën shpirtërore dhe e afron me Allahun, subanhe ua teala. اlirimi që ata premtojnë është vetëm është vetëm një mashtrim që ata e kanë mbuluar me rrobën e mirësisë. Sepse nuk ka çlirim në mosbindje ndaj Allahut.

 

Mbrojtja nga detyrimi i prindërve

 

Megjithëse vendet laike thonë se e mbështesin lirinë e fesë dhe fjlaën e lirë, këta mund lehtësisht të kompromentohen në mbrojtje të filozofisë laike. Fjalia e mëposhtme do ta sqarojë këtë fakt: “Gjykata europiane në Stasbourg e mbron laiçizmin kur është një vlerë themelore e shtetit. Lejon kufizimi e lirisë së të shprehurit në shërbimet publike, veçanërisht kur është një çështje për mbrojtjen e moniriteteve kundër shtypjeve të jashtme”. Në këto shoqëri, ddo gjë është përsë mbrapi, madje edhe deri tek pika e dhënjes së minorenëve të drejta mbi ato të prindërve dhe duke ja dhënë ato shtetit. Kështu, nuk është më puna e prindërve të cilët i thonë fëmijëve të tyre ta veshin hixhabin por është shteti që është duke i thënë hiqeni. Ende nuk ka liri, vetëm një frocë tjetër. Kjo nuk është më e ndryshme sesa të thënurit që ju keni ardur për të çliruar një vend që vetëm ta pushtonit vetë. Në islam të drejtat e prindërve janë të shenjta dhe të nderuara. Allahu i urdhëron besimtarëve për t’iu bindur dhe respektuar prindërit e tyre dhe kjo është shpesh e vendosur afër nënshtrimit dhe bindjes ndaj Allahut në rëndësi. Ata janë duke u përpjekur ta rrënojnë këtë aspekt themelorë të fesë dhe kulturës por kjo nuk mund të lejohet. Nga një perspektivë islame, prindërit mund të detyraojnë vajzat e tyre për të veshur hixhabin përderisa kjo është një obligim fetarë. Ata janë duke kërkuar nga ajo atë çfarë është më e mirë për të, familjen e saj dhe shoqërinë e saj. Kjo është me të vërtetë jo ndryshe nga nga kufizimin e saj ndaj frekuentimit të disa shoqeve të këqija. Në realitet, është më esencilae përderisa dobitë janë të mëdha. Është e rëndësishme për të shënuar që vajzat nuk janë të detyruara të veshin hixhabin përpara pjekurisë së tyre por atyre duhet tu tregohet rreth themeleve të hixhabit që në moshë të vogël. Nëse atyre do t’ju sqarohet mirë kjo çështje me bukurinë dhe kuptimin e hixhabit, ato do të vejnë hixhabin kur t’i vijë koha.

 

Dr. Aisha Hamdan

Marrë nga: el-Xhumua vol. 16 nr 4/5

 

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit