20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Historia e Xhamisë së dy Kibleve

Më të lexuarat

Disa mendjelehtë (nga ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç’i ktheu ata prej kiblës së tyre?” Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë”. (Kur’ani 2:142)

Thuajse 18 muaj pas themelimit të shtetit islam në Medinë, shpalljet e reja kur’anore e udhëzuan Profetin a.s dhe muslimanët që të ktheheshin drejt Qabes gjatë faljes, ndryshe nga ç’kishin vepruar deri në atë çast kur ktheheshin nga xhamia Al-aksa në Jeruzalem.

Para se të ndryshonin Kiblën (që në arabisht nënkupton drejtimin për nga Qabja, xhaminë e shenjtë të Islamit) Profeti Muhamed a.s ishte përgjëruar me zemër që fytyra e tij të drejtohej nga Qabja ndërsa falej. Në përgjigje të lutjes së tij, Allahu i Gjithëfuqishëm urdhëroi ndryshimin e Kiblës, nga Jeruzalemi në Mekë.

“Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)! Dhe kudo që të gjendeni, kthejeni fytyrën tuaj nga ajo anë! Pa dyshim, ata që u është dhënë Libri (Teurati), e dinë se drejtimi nga Qabeja është e vërteta prej Zotit të tyre. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që ata bëjnë.” (Kur’ani 2:144)

Kjo ndodhi në mes të muajit të Shabanit.

Historia e Xhamisë së dy Kibleve

Emri i kësaj xhamie lidhet me ngjarjen e ndryshimit të kiblës. Profeti Muhamed a.s ishte duke udhëhequr faljen kur i mbërriti shpallja nga Allahu, që e udhëzonte të përdorte Qaben si drejtim (kible).

Sipas transmetimeve të gjithëpranuara, Profeti Muhamed a.s, që ishte drejtuar me fytyrë nga Jeruzalemi gjatë faljes, sapo i zbriti shpallja, e ktheu menjëherë fytyrën nga Meka, ndërkohë që edhe ata që po faleshin pas tij bënë të njëjtën gjë. Pas kësaj, xhamia ku u zhvillua kjo ngjarje u bë e njohur në traditën popullore si Xhamia e Dy Kibleve.

Xhamia e Dy Kibleve, ndryshe nga çdo xhami tjetër në botë, kishte dy mihrabe, një në drejtimin e xhamisë Al-aks dhe tjetrin në drejtim të Mekës. Megjithatë, mihrabi i vjetër më vonë u hoq.

Shumë pelegrinë që shkojnë të kryejnë haxhin në Mekë, pas e përfundojnë atë shkojnë edhe në Medinë, ku vizitojnë edhe Xhaminë e Dy Kibleve për shkak të domethënies së saj historike.

Burimi: aboutislam.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit