7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Historia e Xhamisë së Detarëve në Ulqin

Më të lexuarat

Xhaminë në Ranë e kishte ndërtuar Ibrahim Pashë Bushatliu i Shkodrës (1797 – 1809). Pas betejës së Krusesë në shenjë falënderimi ndaj Zotit u ngriti faltore detarëve ulqinak të cilët dhanë kontribut të madh në suksesin dhe pasurinë e familjes së tij, nga u emërtua – Xhamia e Detarëve. Kjo qendër e vogël kulturore e cila krahas funksionit kryesor të lutjes, shërbeu edhe si vend i mësimit fetar, strehë për udhëtarët dhe ndarjen e ushqimit të varfërve, e hapur në vitin 1789.”

“Në bazë të dhënave tjera, xhaminë në shekullin e 14 e ndërtuan Mauri ose Mori (populli i zonës së sotme të Marokut dhe Algjerisë, të cilët në fund të shekullit 7 p.e.s. kaluan në Islam), si vend i lutjes në të cilin do të ndaleshin tregtarët e tyre gjatë tregtisë me këtë pjesë të Adriatikut. Vetë fakti që faltorja islame ishte e ndërtuar para ardhjes së Islamit konfirmon mendimin që edhe vetë Osmanët, pas pushtimit të Ulqinit në vitin 1571, ishin të befasuar me objektin e shenjtë në bregdet.”
Xhamia e Detareve dikur

Xhamia megjithatë është mbyllur dhe rrënuar në vitin 1931, si viktimë e ideologjisë së atëhershme politike.” Pronarët e ndërtesave të ngritura në këtë lokacion vite me radhë janë ndërruar pa fitim të konsiderueshëm që do të reflektohej në sukses.”

Xhamitë gjithmonë kanë ndikuar si në fizionominë e qytetit ashtu edhe në perceptimin shpirtëror e kohor.

Njëra prej tyre përsëri sot qëndron me krenari në vetë bregdetin Adriatik si shndritës i tolerancës ndaj diversitetit multikulturor e fetar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit