Historia e rrallë e rojtarit të fundit osman të xhamisë Al Aksa

0

Kjo është historia e ushtarit osman i cili i mbeti besnik detyrës së tij për 57 vjet në xhaminë Al-Aksa, pas tërheqjes së ushtrisë osmane nga Jeruzalemi më 9 dhjetor 1917. 

Historiani Ilhan Bardakçi u takua me tw më 12 maj 1972 dhe vendosi të shkruante për këtë takim të jashtëzakonshëm: Xhamia Al-Aksa. E premte, 21 maj 1972.

Miku im, gazetari Said Terzioglu dhe unë po shëtitemi nëpër vendet e shenjta me ndihmën e udhërrëfyesit tonë. Ishte pikërisht në majë të shkallëve në oborrin e dytë të xhamisë së shenjtë, ku e pashë atë. Ishte gati dy metra i gjatë. Kishte disa rroba të vjetra në trupin e tij të moshuar, por ende qëndronte guximshëm dhe drejtë. Shikova fytyrën e tij dhe u frikësova. Dukej si dikush që kishte përmbysur një tokë të tërë shterpe, dhe kishte shumë shenja në fytyrë.

“Kush është ky njeri?”, pyeta udhëzuesin tim. Ai i ngriti shpatullat dhe u përgjigj: “Nuk e di … duhet të jetë dikush i çmendur. Ai ka qëndruar gjatë gjithë kohës këtu, nuk kërkon kurrë asgjë nga askush.”

Nuk e di pse, por iu afrova atij dhe i thashë në turqisht “Selamu Aleykum baba (babë).” Sytë e tij u hapën me shkëlqim dhe në turqisht ai u përgjigj “Alejkum Selam ogul (bir)!” U trondita. Kapa duart e tij dhe i putha … “Kush jeni ju?”, pyeta. Ai shpjegoi … “Unë jam Tetari Hasan nga trupa e 20-të, Batalioni i 36-të, ekipi i Skuadronit të armatimit të rëndë, i cili u vendos në xhaminë Al-Aksa ditën kur humbëm Kudsin…”

Ushtarët osmanë të vendosur në xhaminë Al Aksa

Qeveria osmane kishte lënë pas vete 401 vjet, 3 muaj dhe 6 ditë sundimi të Kudsit. Ishte e dielë më 9 dhjetor 1917 kur ata duhej të evakuoheshin nga Palestina. Shteti ishte në prag të shpërbërjes dhe vetëm një skuadron u la në xhaminë Al-Aksa për ta mbrojtur atë nga grabitjet, para se ushtarët britanikë të merrnin qytetin.

Zot i Madh! … E shikova edhe një herë: koka e tij, si një ballkon i minaresë mbi shpatullat e tij të tendosura, një flamur i puthshëm. Kapa duart e tij edhe një herë dhe ai filloi të flasë:

“A mund të kërkoj një të mirë prej teje, biri im? Unë kam një amanet që e kam mbajtur fshehtë prej vitesh, a do ta dorëzosh këtë amanet për mua?”

“Sigurisht, çfarë është ajo?” , thashë.

“Kur të ktheheni në vend, nëse arrini ndonjëherë në Tokat Sanxhak, shkoni dhe gjeni komandantin tim që më ka dërguar këtu, Kapitenin Musa. Puthjani duart për mua dhe tregoni atij … Tetari Hasan i skuadronit të 11-të të armatimit të rëndë nga provinca Igdır mbetet ende në postin në të cilin e keni lënë.”

Zemra ime pothuajse ndaloi së rrahuri!

Vite më vonë, shefi i ushtrisë vendosi të thërrasë Ilhan Bardakçi-në për ta ndihmuar në gjetjen e këtij ushtari të lavdishëm, kur mësoi për këtë rast në televizionin e qeverisë turke. Atë kohë Bardakçi do të shkruante:

“Tetari Hasan ishte njëri prej nesh … fati i tij për pakpo harrohej. Kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi. Ne as që e kërkuam atë, e lerë më ta gjenim. Ai ishte i paarritshëm. Ai ishte si një pemë e lavdishme selvije që po përpiqej të arrinte qiellin. Dhe ne, edhe sikur të kishim ngritur kokat tona lart, do të dukeshim sikur një bari i hollë i cili mezi arrinte deri te rrënjët e tij. Si tjerët, edhe ne harrojmë, ashtu kishim harruar edhe atë diamant i cili mbeti në postin e tij … Tetarin Hasan”. /tesheshi.com/