9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Historia e Lavdies me kancer, humbi fëmijën nga varfëria: Me ngelën kujtim thonjtë!

Më të lexuarat

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka transmetuar historinë dramatike të Lavdijes. 37-vjeçarja është e sëmurë me tumor. Ajo ka tre vajza të vogla. Bashkëshorti i ka shkuar ne Greqi të punoje për të siguruar para për te mundësuar operacionin e saj.

Tre vajzat e vogla i kërkojnë bukë, ajo përveç shpirtit nuk ka çfarë t’u ofrojë më shumë.

“Barkun me bukë nuk ua ngop dot por të paktën t’i strehoj vajzat e vogla. Ju lute më ndihmoni të strehoj fëmijët. Asnjë nuk dua për veten tim. Edhe tre ditë kanë qëndruar pa futur gjë në gojë. Qanin një mbrëmje për bukë. Të madhes i kishte rënë të fikët një ditë, është tmerr thashë po i lë fëmijët rrugëve. Vetëm buka mos tu mungojë, edhe bukën që u jep ua jep me kursim. Shpirti më dhemb por nuk kam çfarë të bëj më”, -shprehet ajo e përlotur. Elvisi Naçi tha në fund të emisionit se ka marrë përsipër jo vetëm shtëpinë por edhe kurimin e saj pasi Lavdija ka nevoje që të rrisë vajzat e mitura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit