Historia e kufirit SHBA-Meksikë – si lindën problemet ndër vite mes dy shteteve

0
35

Kufiri midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës lindi në vitin 1848, të nesërmen e Traktatit Guadalupe Hidalgo, që i dha Washingtonit një pjesë të konsiderueshme të territorit: shtetet aktuale të California, Arizona, Nevada e Utah, si edhe pjesë të Colorado, New Mexico e Wyoming dhe fiksoi Rio Grande si kufi midis Texas dhe Meksikës në shkëmbim të vetëm 15 milionë dollarëve për reparacione lufte.

Në vitin 1910 revolucioni meksikan shkaktoi një fenomen të madh migrues drejt veriut me miratimin e heshtur të vetë Presidentit Woodrow Wilson, që e mendonte si themelor faktin e të qenit krah pune. Policia kufitare do të krijohej në vitin 1924. Përjashto disa episode të dhunshme në fillimet e Luftës së Parë Botërore, që shkaktuan eksode të mëtejshme drejt veriut, qysh atëherë e prapa, kufiri nuk është vënë më në diskutim, ndërsa identiteti i territoreve të fituara ka mbetur heterogjen.

Më pas, kriza e vitit 1929 i shtyu Shtetet e Bashkuara që të kërkojnë vizë dhe, për një periudhë të caktuar, pati një përmbysje të tendencës, me shumë punëtorë meksikanë që ktheheshin mbrapsht. Përtej tensioneve të tjera midis dy vendeve, si ajo e detyruar nga kriza e naftës kur Lázaro Cárdenas del Río filloi në vitin 1938 shtetëzimin e vendburimeve, gjatë Luftës së Dytë Botërore do të ndodhnin riatdhesime të tjera. Sërish ndryshoi kahja e lëvizjes, shumë punëtorë meksikanë do të zëvendësonin ata që qenë të impenjuar në luftë, por një rritje serioze e migrimeve do të fillonte në vitet ’60, kur u parashikuar punësimi i kontrolluar dhe rregullimi i personalit meksikan në sektorin bujqësor, jo pa një seri të gjatë pengesash.

Në realitet, qysh nga vitet ’70 politikat kufitare janë intensifikuar me titull të ndryshëm, ku fillimisht janë përqendruar ndaj luftës kundër trafikut të drogës (problem deri më tani i pazgjidhur). Kurse në vitet e mëvonshme kemi vëmendjen ndaj shitjes së paligjshme të armëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Dy vjet pas vrasjes së Presidentit Kennedy që e kishte kundërshtuar, pasuesi i tij Lyndon Johnson firmosi në vitin 1965, në këmbët e Statujës së Lirisë, Immigration and Nationality Act (INA), një ligj, që megjithëse ruante një numër të mbyllur hyrjesh për vend me një tavan maksimal prej 290000 njësish, krijoi kategori vizash mbi bazën e aftësive dhe të marrëdhënieve familjare; mbeteshin kështu disa difekte: disa emigrantë «specialë» dhe familjarët më të ngushtë nuk qenë subjekt i kufizimeve të tilla. Veç kësaj, u fut një limit tjetër në limitin prej 170000 lejesh të destinuara për vendet e Lindjes dhe të Afrikës, përfshi Europën. Numri i meksikanëve të hyrë ilegalisht do të rritej.

Në fundin e viteve ’60, edhe pse për një kohë të shkurtër, Nixon vuri në zbatim Operacionin “Intercept”, një prej kthesave të vërteta të kësaj ndodhie të gjatë që do të shikojë të lindë një barrierë në jug të vendit. Trafiku i drogës bëri që të merreshin masa sigurie të paprecedent. Kufiri u rrethua pikërisht për të tentuar të reduktohej në maksimum sasia masive e marihuanës që nga Meksika hynte në Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni akuzonte fqinjët e tij se nuk po bashkëpunonin mjaftueshëm në luftën kundër krimit. Përpjekja e administratës amerikane qe e madhe, survejimi kryhej si me tokë, ashtu edhe nëpërmjet ajrit.

Në shtatorin e 1969 e përditshmja «New York Times» foli gjerësisht: «Operacioni “Intercept” përdor rreth 2000 agjentë të Bureau of Customs and Immigration and Naturalization Service. Këta njerëz punojnë 24 orë në 24 orë: nga Paqësori në Gjirin e Meksikës dhe, vetëm javën e parë e miratimit të masës, kanë ndaluar tashmë thuajse 2 milion e gjysmë qytetarë të Shteteve të Bashkuara, të gatshëm që të kalonin 32 postbolloqet e ngritura përgjatë kufirit». Falë ankesave të shumë udhëtarëve që për të kaluar kufirin harxhonin shumë orë, pas 10 ditësh kontrollet u zbutën, ana nuk u braktisën faktikisht asnjëherë plotësisht. […] Shumë janë ligje që kanë të bëjnë me Meksikën, por ato mbi emigracionin mbesin ndër më domethënëset për shkak të problemeve evidente që burojnë prej tyre.

Në vitin 1994, Bill Clinton nis Operacionin “Gatekeeper” për kontrollin e flukseve migratore: fondet e destinuara për një aktivitet të tillë dyfishohen në harkun e 3 viteve. Në dyvjeçarin e mëpasën, pasojnë të njëjtin fat deri në vitin 2001 me një rritje që duket se nuk arrin t’i vendosë fjalën fund. Clinton, që prej një viti është zgjedhur për në Shtëpinë e Bardhë, shikon të hyjë në fuqi NAFTA, Marrëveshja Veriamerikane për Shkëmbimin e Lirë. Në Chiapas shpërthen revolta zapatise që në mënyrë të pavullnetshme bën të sajat disa teori ekonomike të ‘900 midis të cilave, ndoshta e fundit nga renditja kronologjike, atë të Joseph Stiglitz.

Sipas fituesit të Nobelit për Ekonominë, duke filluar nga viti 1997 si Amerika Latine, ashtu edhe Juglindja aziatike, janë prekur nga një krizë e rëndë. Vendet e shtrënguara që t’u përmbahen kritereve të ngurta të institucioneve ndërkombëtare si FMN-ja dhe Banka Botërore janë përballur me një rënie të fortë ekonomike dhe, për pasojë, sociale. Kush apo e çfarë e ka shkaktuar kështu një varfërim të mëtejshëm të atyre vendeve të cilave u mvishet emigracioni (edhe) klandestin? […] qysh atëhere e deri më sot, liberalizimi i sektorit agroushqimor i ka dëmtuar ndjeshëm fshatarët e jugut: nga kjo pikëpamje, blerja e detyruar e misrit amerikan (më pak i kushtueshëm se ai meksikan për shkak të kapacitetit prodhues) duket ilustrues.

Por tregtia ndërkombëtare nuk e frenon Kongresin që të ndërhyjë sërish ndaj emigrimit. Në vitin 1996 një ligj mbi emigracionin i kushton një seksion specifik ndërtimit të një barriere të dytë e të tretë prej 14 miljesh në kufi me San Diego ku një mur i parë ishte ngritur në vitin 1990; buxheti i parashikuar është 12 milion dollarë që është caktuar falë miratimit të një ligji mbi emigracionin: Illegal Immigration Reform and Immigrant Responsibility Act (IIRIRA). Do të jetë pikërisht ky ligj që do të amendohet në 2006, kur do të mendohet të ndërtohet një mur që do të përshkojë pjesën më të madhe e vijës kufitare të Shteteve të Bashkuara, nga lindja në perëndim, anipse me disa ndërprerje të rëndësishme. Në pjesën më të madhe, projekti sot është realizuar, por barrierat natyrore (shkretëtira dhe lumenj) janë një «zëvendësues i përsosur» i forcave të rendit apo i çfarëdo mase sigurie. Por pikërisht prej faktit se janë natyrorë, këto pengesa nuk e shuajnë sa duhet frikën e votuesit. Kështu, IIRIRA meriton vend në historinë e kufirit midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, në seksionin 102 «përmbushet kështu vullneti» i ligjvënësit.

Kështu niset t’u kushtohet vëmendje e veçantë masave të sigurisë, që për t’u zbatuar siç duhet duhet të shikojnë rritjen e patrullave në kufi me parashikimin e barrierave të mëtejshme (deri 3 të tilla) që i korrespondojnë qytetit të San Diego. as Operacionit “Intercept” dhe aferës El Paso, është hera e tretë që një projektligj vendos në mënyrë eksplicite në raport emigracionin me nevojën e një barriere: parashikohet një rritje e shpenzimeve në 3 vitet e ardhshme lidhur me kontrollin e fluksit migrator në hyrje, disiplinohen kriteret e mos-pritjes së të huajve të hyrë tashmë ilegalisht e të riatdhesuar, duke i kërkuar Presidentit hapjen e negociatave për një shkëmbim eventual të dënuarish, pa harruar të reduktojë mundësitë e përdorimit të emigrantëve dhe duke u mohuar atyre çdo akses në përkrahjen sociale.

Midis gjërave të tjera, ligji IIRIRA disiplinon regjistrimin e studentëve të huaj në shkollën publike, ndërsa të rriturve u ndalon aksesin në çdo program arsimor të financuar nga shteti. Siç duket qartë, bëhet fjalë për akte jo gjithmonë të lidhur drejtpërsëdrejti me ndërtimin e barrierës apo në të cilat flitet në kuadër të masave shumë më të gjera. Ligji i cituar mbi emigracionin (IIRIRA) ndoshta arrin që t’i qetësojë shpirtërat për rreth 5 vjet, duke parë se gjithçka duket se fillon të heshtë tashmë në korridoret e Capital Hill. Për më tepër u kushtohen jashtëzakonisht shumë fjalë trafikut të drogës që absolutisht duhet të luftohet me çdo mjet.

Deri në vitin 2001 nuk thuhet më asgjë lidhur me kufirin në aktet kongresuale, por më pas vjen viti i Kullave Binjake, i 11 shtatorit (një prej atyre datave që kanë ndarë historinë) dhe i USA Patriot Act me të cilin Kongresi u përgjigjet akteve terroriste duke ashpërsuar kontrollet, pse jo edhe praktikat e nevojshme për të siguruar një vizë hyrëse në vend. Deri kufiri verior duhet të kontrollohet më shumë, ndërsa për Meksikën, në rastin konkret, akoma nuk flitet. Rënia e Kullave Binjake ka efekte më të rëndësishme se NAFTA që i përkasin vitit 1994: shkëmbimet ekonomike, që natyrisht përfshinin edhe Kanadanë, kishin arritur pjesërisht që të fitonin avantazh ndaj problematikave të tjera, midis të cilave trafiku i paligjshëm i drogës dhe emigracioni; pastaj shtohet pashmangshmërisht guri i rëndë i terrorizmit.

Në vitin 2002 një kufizim i mëtejshëm për vizat prek edhe raportet me të dyja vendet kufitare: Kanadanë dhe Meksikën. Përcaktohet që vizitorët «vullnetarisht» duhet të pranojnë një procedurë sigurie për t’i mundësuar Departamentit të Shtetit dhe Shërbimit të Emigracionit të përcaktojnë se cilët të huaj mund të kenë akses në vend dhe se e njëjta masë duhet t’u aplikohet edhe «fqinjëve», si edhe «aeroporteve të tyre ndërkombëtare». Është një (kuazi)pushim i sovranitetit. Jemi akoma 4 vite larg nga 2006 kur muri «më së fundi» do të mendohet për të përshkuar të gjithë kufirin dhe jo vetëm të disa pjesëve të veçanta të tij siç kishte ndodhur deri më atëherë. Është vetëm një vit pas sulmeve të 11 shtatorit që Presidenti Bush vendos të lidhë një bashkëpunim më të gjerë me homologun e tij meksikan Vicente Fox nëpërmjet U.S. – Mexico Border Partnership Agreement, një marrëveshje me 22 pika që rregullon aspektet kyçe e kalimit të kufirit midis: menaxhimit dhe mbrojtjes së infrastrukturave, kalimit të qenieve njerëzore dhe, së fundi, të mallrave. Është një projekt që do të përshkojë shumë etapa dhe që do të njohë amendime të ndryshme.

Duke ndjekur të njëjtat gjurmë, do të inaugurohet në vitin 2007 Mérida Initiative, një bashkëpunim që do të ndryshojë metodë krahasuar me vitet e mëparshme dhe që do t’i shikojë autoritetet e të dyja vendeve të afrohen me hir apo me pahir pikërisht prej pranisë së murit. Me kalimin e kohës qëllimi do të bëhet ai i bërjes më bashkëpunuese Meksikës, që pak vite më pas do të fillojë të vërë në praktikë politika më të forta kundër karteleve të drogës nëpërmjet një serie reformash normative. Edhe pse Kongresi do të hasë akoma shumë vonesa, pavarësisht se me ngurrim, do t’i pranojë këto masa fillestare. Financimet do të bëhen të konsiderueshme: 1.4 miliard dollarë për vitin e parë dhe në dy vitet e mëpasme 600 milion të tjerë. Do t’i takojë Presidentit të ri Felipe Calderón, i zgjedhur nga viti 2006, të demonstrojë se lufta kundër krimit të organizuar do të vazhdojë të jetë një prioritet i qeverisë së tij.

Në vitin 2005 është miratuar tashmë një tjetër ligj themelor për murin e ngritur në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara: nëpërmjet Real ID Act, Sekretari i Homeland Security lehtësohet në detyrat e tij për ta realizuar më shpejt barrierën në kufirin me Meksikësn, pezullohen sidomos ligjet lidhur me mbrojtjen e mjedisit që ngadalësojnë ekzekutimin e punimeve. Siç do të shikohen, do të lindin një seri kundërshtish juridike dhe konflikte atribuimi, jo vetëm midis qytetarëve dhe institucioneve të veçanta apo midis shoqatave dhe shtetit, por edhe midis High Court of Justice dhe Federal Courts.

Lëmshe që në vite do t’u bashkohen të tjerë, jo të fundit ato të Sanctuary States apo Sanctuary Cities, domethënë ato vende që e kufizojnë qëllimisht bashkëpunimin e tyre me qeverinë qendrore në lëmin e emigracionit, duke mos ju nënshtruar ligjit federal. Ndërsa vitet e trazuara të presidencës Bush kalojnë të shënuar nga konflikte të reja (Afganistan e Irak), na afrohet tashmë i përmenduri 2006, vit në të cilin, falë koordinimit të INTERPOL-it, të gjitha policitë e botës – me përjashtim të Sudanit dhe Koresë së Veriut – kanë hedhur online arkivat e tyre të çmuara. Kanë kaluar kështu 4 «vite dritë» ose presioni demografik është aq i lartë sa që edhe databazat gjiganteske dhe marrëveshjet e rëndësishme tregëtare, mbështetjet reciproke, janë të dobishme për t’ia frenuar efektet? Ndoshta është një pyetje retorike, por që qeveritë e botës akoma nuk e bëjnë, të paktën jo aq sa duhet. Nuk është i mjaftueshëm një bashkëpunim më i madh ndërkombëtar? Po shkëmbimi i informacioneve midis policive të botës?

Shtetet e Bashkuara duan ta kontrollojnë më shumë kufirin, por në realitet nuk ka asnjë raport biunivok midis terrorizmit dhe aktiviteteve, anipse të paligjshme, në kufirin jugor të vend. Është duke ardhur viti i Secure Fence Act, i dëshiruar nga Presidenti Bush dhe që do të votohet nga shumë parlamentarë, republikanë e demokratë, përfshi Hillary Clinton e Barack Obama.

Faktikisht, me shpirt bipartizan, në vitin 2006 Bush jr. miraton fillimisht Operacionin “Streamline” (tolerancë zero për hyrje jo të autorizuara) dhe më pas Secure Fence Act, akti i parë në kuptimin e vërtetë të fjalës që ratifikon vullnetin e ngritjes së një narriere fizike. Bëhet fjalë për një ligj që synon të forcojë sigurinë në kufirin me Meksikën duke parandaluar emigracionin klandestin dhe narkotrafikun nëpërmjet ndërtimit të një barriere më shumë se 1000 kilometra përgjatë kufirit. Veç kësaj, në tekst autorizohet një numër më i madh barrierash të lëvizshme, postblloqesh, dritash, duke mundësuar edhe përdorimin e dronëve. Kongresi e ka financuar veprën me 1.2 miliard dollarë; disa theksojnë bile se kjo shumë në realitet është 4.8 miliard.

Fence Act miratohet me 283 “po” dhe 138 “jo” më 14 shtator 2006 nga Dhoma dhe më 29 të të njëjtit muaj nga Senati me 80 “po” dhe 19 “jo”. Në forcim të vullnetit për t’u ndarë nga fqinjët, një ligj i mëtejshëm, vetëm 4 vite më pas, i parashikon një binjak në mënyrë që punimet të vazhdojnë me ngadalësi respektivisht asaj që është programuar, pavarësisht se qysh në 2009 qenë ndërtuar 985 kilometra në jugperëndim të vendit, nga California në Texas.

Gjithmonë për të ngadalësuar lëvizjen e njerëzve, e lidhur kjo me disekuilibrat e globalizimit, Washingtoni ndërhyn me masa të mëtejshme: nëqoftëse dëshirohet të punësohen punëtorë sezonalë në bujqësi, një gjë e tillë mund të bëhet vetëm nëpërmjet një program të quajtur H2A, përveçse për të demonstruar se nuk ka bashkëkombës të disponueshëm dhe se të njëjti nuk dëmtohen nga një zgjedhje e tille. E njëjta vlen për rrogëtarët jobujqësorë, punëdhënësit e mundshëm të të cilëve mund të përdorin programin H2B me të njëjtat rregulla të cituara më lart deri në një maksimum prej 66000 burrash apo grash në harkun e një viti fiskal. Në vitin 2018, në largësinë e 12 viteve, këto ngjarje duket se janë të një aktualiteti të kaluar, por detyrues, duke parë se kilometrat e mureve të ndërtuar, në rast se mblidhen, e kanë kaluar gjysmën e perimetrit të Tokës. Sulmi ndaj Kullave Binjake e ka përshpejtuar rrjedhjen e kohës./bota.al

(nga libri “Tempo di muri” i autores Veronica Arpaia)

Përgatiti: ARMIN TIRANA