8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Historia dhe episodet më të çuditshme: Një e një mijë mënyra për të humbur një çmim Nobel

Më të lexuarat

Mund të mendohet me të drejtë, që për gjithë mundin e shpenzuar për të fituar një Çmim Nobel, do të ruhet si një relike, homologia e saj fizike – një medalje ari 18 karatësh, që peshon 175 ose 185 gramë.

Por nuk është përherë kështu. Historia e këtij çmimi, është plot me episode të çuditshme, në të cilat çmimi ka marrë rrugë të papritura, larg xhepave të atyre që e patën fituar.

I shkrirë në acid

Në prillin e vitit 1940, kur nazistët pushtuan Danimarkën, shkencëtarët në Institutin Nils Bor për Fizikën Teorike, nisën të shqetësohen për fatin e medaljeve që dy fituesit gjermanë të Çmimit Nobel, Maks von Lau (fitues në vitin 1914) dhe Xhejms Frenk (1925), i kishin çuar aty për t’u ruajtur. Sipas ideologjisë së Hitlerit, nxjerrja e arit jashtë Gjermanisë përbënte një vepër penale që dënohej me vdekje, dhe zbulimi i emrave të fituesve të gdhendur mbi medalje, do të kishte pasoja serioze për sigurinë e jetës së tyre.

Pasi hoqi dorë nga ideja e groposjes së tyre si shumë e rrezikshme, kimisti hungarez George Hevesi, që punonte në këtë Institut, i treti medaljet një përzierje kimike me bazë acide, duke i fshehur ato në mesin e reagentëve të tjerë të laboratorit të tij.

Gjatë inspektimeve nga ana e nazistëve, përzierja e veçantë nuk u pikas dhe në fund të luftës, në vitin 1950, Hevesi e riktheu arin me anë të një reaksioni kimik, që në fund linte precipiptatin, duke ia dërguar medaljet Akademisë Suedeze të Shkencave dhe Fondacionit Nobel. Në vitin 1952, ato iu kthyen pronarëve të tyre të ligjshëm.

Çmimet e dhuruara apo të shitura me një çmim të lartë

Shumica e medaljeve të humbura të çmimit Nobel, kanë pasur një fat më pak fisnik dhe aventuresk. Në vitin 1943, shkrimtari norvegjez Knut Hamsun ia dorëzoi Çmimin Nobel për Letërsi ministrit të Propagandës në Gjermaninë Naziste, Jozef Gëbels, pasi e mbështeste kauzën e këtij të fundit.

Për shkak të simpative të tij politike, ai u akuzua për bashkëpunim me pushtuesin, dhe më pas në vitin 1948, përfundoi në një çmendinë. Nuk e dimë se çfarë ndodhi me medaljen e tij. Ndërkohë medaljet e Aristid Briand, diplomatit të njohur francez që fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1926, dhe Xhejms Uotson, Çmimi Nobel në Kimi në vitin 1962 për zbulimin e strukturës së ADN-së, u shitën në ankand , por me rezultate paksa të ndryshme.

Çmimi i Briand iu dha në vitin 2008 Muzeut të Trashëgimisë në Saint-Nazaire në Francë për 12.200 euro. Ndërsa medalja e Uotson u shit në SHBA në ankand për një shifër rekord 4.1 milionë dollarë, duke përjashtuar taksat, nga milioneri rus Alisher Usmanov. Çuditërisht, medalja e “shitur” muzeut u vodh disa vjet më vonë, ndërsa ajo që u pagua sa qimet e kokës, iu kthye më pas shkencëtarit, që e kishte shitur “për arsye ekonomike”.

Në duart e gabuara

Meqë ra fjala tek vjedhjet, në Indi në vitin 2017, disa hajdutë ia dolën të grabisin medaljen e fituar në vitin 2014 nga Kailash Satjarti të Çmimit Nobel për Paqe. Sa keq që nuk qe gjë tjetër veçse një kopje:origjinali ishte ekspozuar në një muze.

Ndërkohë u konfiskua medalja e Shirin Ebadit, avokates iranian të të drejtave të njeriut, që fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2003. Në vitin 2009, ajo e akuzoi qeverinë e Teheranit për vjedhjen e disa nga prej pasurive të saj në kasafortën e sigurisë të një banke, për të paguar rreth 410.000 dollarë taksa të supozuara ndaj Nobelit (çmimet në fakt nuk taksohen). Autoritetet mohuan çdo përgjegjësi, dhe në fund të historisë çmimi iu rikthye avokates.

Të ngatërruar dhe…kafshuar

Emrat e laureatëve të çmimit Nobel, janë gdhendur në anën e pasme – ose në rastin e Nobelit për Paqe dhe Ekonominë – në anë të medaljeve. Prandaj mund të ndodhë që kolegët që e fitojnë këtë çmim, përfundojnë duke i shkëmbyer ato gabimisht, por kthimi nuk është gjithmonë aq i thjeshtë.

Në vitin 1975, Çmimet Nobel për Ekonomi Leonid Kantoroviç (Bashkimi Sovjetik) dhe Tjaling Kupmans (SHBA), u kthyen në shtëpi me medaljen e njëri-tjetrit. Por ishte koha e Luftës së Ftohtë, dhe u deshën 4 vjet negociata diplomatike për të kryer shkëmbimin.

Ndërkaq ishte vetëm e përkohshme “arratia” e medaljes së dhënë në vitin 1999 për organizatën humanitare “Mjekët pa Kufij” (Çmimi Nobel për Paqe). Çmimi u zhduk për një natë nga një dhomë hoteli në Oslo, ku po rruhej. Një anëtar i delegacionit norvegjez të organizatës, tha në vitin 2006, se medlja ishte nxjerrë jashtë për një “shëtitje”, nga e cila kishte përfunduar me shenjat e dhëmbëve të atyre që e kishin kafshuar, për të kontrolluar nëse ishte vërtet prej ari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit