6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Hipokrizia dhe e vërteta rreth sekularizimit

Më të lexuarat

Me mish e me shpirt jam përpjekur të mbroj teza që trajtojnë Europën si kontinent të hapur: liberal, sekular, progresiv. Ndoshta kjo ishte dëshira e Hobbesit, Lockes, Kantit, Hegelit etj. Revolucioni politik francez( 1789) kishte ideale tjera jo të bazuara mbi doktrinën kristare por mbi racionalizmin, diversitetin kulturor etj. Nëse nisemi me logjikën e islamofobëve shqiptar të cilët dje sulmonin djemët e përfaqësueses së Kosovës pse vizituan xhaminë i bie që Bashkimi Europian përfaqëson vetem katolikët ‘jo’ edhe myslimanët, protestantët, fetë poleteiste, ateistët, agnostikët dhe jo-fetarët tjerë?

 Ku është ideali i lirisë, barazisë, diversitetit kulturor e fetar, sekularizmit? Ku? Apo ndoshta elita aktuale europiane ka frikë nga forcat e djathta ekstremiste anti-sekulare dhe para zgjedhjeve luan me karta konservatore e pas zgjedhjeve me karta pseudo-liberale? Karl Popperi thotë “perëndimi perëndon nëse kemi një ide zyrtare” A është ky sinjali që paralajmëroi Popperi?

 Hapja me krishterizmin dhe lëkundja e sekularizimit nënkupton që po rikthehemi tek shteti nacional, apo jo? Edgar Morin thoshte “vetem Europa mesjetare është krishtere”! Europa klerikale nuk duhet të jetë ideali ynë. Mos vallë BE-ja po i’a dërgon një mesazh Turqisë myslimane që ne jemi “Europa krishtere e bashkuar” dhe nuk jemi sekular siç paraqitemi kështu nuk ju pranojmë në BE? Me vizitën në Vatikan lëkunden vlerat e BE-së, idet iluministe. Rikthim mbrapa tek “klerikalizmi mesjetar” anti-arsyje, anti-racionalitet.

Turqia në anen tjetër po krijon një fuqi islamike në botë dhe nuk duhet t’ju besoj shumë rusëve sepse historia flet për luftëra ruso-turke. Kur e sheh krejt këtë situatë mendja të shkon tek profesori i Hadwardit Samuel Huntington ku paralajmëroi “përplasje të qytetërimëve”! Hajr.

#Rroft_ideali_i_lirisë
Sefer Zogaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit