10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hillary Klinton: Jam krenare që jetoj me muslimanë

Më të lexuarat

Kandidati republikan për presidencën e SHBA-së është duke u marrë së tepërmi me muslimanët dhe si duket ai këtë e bënë për të rritur reputacionin e tij si kandidat potencial i së ardhmes.

Ai këto ditë ka theksuar se muslimanët nuk duhet të lejohen të hyjnë në Amerikë. Mirëpo, kjo ka shkaktuar reagim të fuqishëm nga njerëz, intelektualë dhe politikanë të tjerë amerikanë.

Kritikat më të zëshme i ka drejtuar kandidatja tjetër për kryetare shteti, Hillary Klinton, e cika ka thënë se Trump ka kthyer vëmendjen vetëm duke u marrë me paragjykime dhe paranoja.

“Ai dëshiron që t’i pengojë muslimanët që të vijnë në SHBA. Kjo është një ide e turpshme dhe shumë e rrezikshme. Në kohë kur ne duhet të luftojmë më ekstremistët, Trump i ushqen ata me propagandën e tij dhe luan në kartën e tyre”, ka shkruar Klinton në blogun e saj.

“Unë kam një mesazh për muslimanët: Atë që ju e dëgjoni nga Trump, si dhe nga kandidatë të tjerë republikanë, është e gabuar. Kjo nuk përputhet me vlerat tona, ku edhe ju jeni pjesë e jona. Ky është shteti juaj dhe unë jam krenare që jam bashkëqytetareja juaj, sikur që janë edhe shumë amerikanë të tjerë”, ka shkruar më tutje Klinton.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit