16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Hetime për milionerët nga Maqedonia në bankën zvicerane

Më të lexuarat

Prokuroria publike në Maqedoni do të hulumtojë se kush janë milionerët vendas që kanë milionat e deponuar në Bankën HSBC në Zvicër.

Në një komunikatë të prokurorisë theksohet se do të hetohet rasti, pas publikimit të lajmit në disa rrjete informative se edhe 9 shtetas të Maqedonisë kanë të deponuar mbi 164 milionë euro në bankën HSBC në Zvicër. Mes tyre vetëm njëri ka të deponuar 54 milionë euro.

Autoritetet hetimore në Maqedoni do të hetojnë se llogaritë e shtetasve nga Maqedonia a disponojnë me pasuri dhe para të përfituara në mënyrë ilegale dhe se a bëhet fjalë për fshehje të tatimit

“Pas publikimit të shkrimeve në media, informata është deponuar edhe në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit dhe korrupsionit dhe se do të hetohet ky rast”, kanë bërë të ditur nga Prokuroria.

Të dhënat u publikuan nga Konzorciumi ndërkombëtar për gazetari hulumtuese që kishte të bënte me llogaritë e fshehta bankare të mbi 10 mijë klientëve nga e gjitha bota.

Mirëpo edhe për shtetasit e Maqedonisë nuk zbulohet identiteti dhe se ai mbahet sekret nga banka dhe konzorciumi. Edhe Banka e Maqedonisë ka theksuar se po ndjek me kujdes informacioneve e publikuara në mediat botërore. (INA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit