6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hetem Ramadani nënçmon muslimanët, i përgjigjet hoxha nga Kosova

Më të lexuarat

Është duke u bërë sensacion i mediave shqiptare. Hetem Ramadani që flet se të gjithë suksesin që e ka arritur në jetë e ka për shkak të meditimit. Ai jeton në Slloveni dhe si duket ka gjetur mediat shqiptare të varfëra që përmes pasurisë së tij ti ofrojë vetes një publicitet të mirë.

Hoxha Adnan Simnica, i cili është një nga mendimtarët dhe hoxhallarët e Kosovë, përmes një postimi në Facebook ka folur për atë se çfarë pretendon Ramadani është e dështuar. Ai shkruan:

MEDITIMI I MIRËFILLTË!
Çfarëdo meditimi i cili nuk rezulton me bindje; se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, është i dështuar.
Zoti i Madhërishëm, çdo ajet kuranor e bëri meditim më vete dhe argumentet që solli në to, i bëri absolute për ata që logjikojnë vëmendshëm dhe me meditim të mirëfilltë.
Ne (hoxhallarët) shpjegojmë për Zotin e vërtetë – Allahun, sepse nuk ka zot tjetër përveç Tij, vetëm Ai është Krijues i çdo gjëje dhe me cilësi absolute, me dëshmi të qarta në tokë e në qiej. Çdo “zot” tjetër është trillim imagjinar nga mendjet e devijuara njerëzore.
“Ja, kështu Allahu jua shpjegon argumentet e Tij, me qëllim që të mendoni (meditoni ato)” (Kuran: El-Bekare: 266)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit