8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Hej Europë, mos e kthe Kosovën në problem të madh!

Më të lexuarat

Marc Champion

Zyrtarët në Bruksel këtë javë mund të rekomandojnë që ukrainasit dhe gjeorgjianët të udhëtojnë në BE pa viza, duke përdorur një nga instrumentet më të fuqishme të saj për të bërë miq dhe për të ndikuar fqinjët. Megjithatë, për Kosovën nuk parashikohet kjo. Pse?
Ky tingëllon ndoshta si shqetësim i vogël: Kosova është një vend i vogël, dhe udhëtimi pa viza do të thotë vizitë për tre muaj, pa të drejtë për të punuar. Por vendimi do të tregojë nëse BE – mes një radhë kufizimesh në kohezion nga euroja te refugjatët dhe shqetësimet në lidhje me xhihadistët – është në gjendje të ndjekë qëllimin e saj fillesat për përdorimin e integrimit si mjet për stabilizimin e rajonit. Nga njëra anë është e habitshme që BE merr në konsideratë liberalizimin e rregullave të udhëtimit për dikë, duke parë valën e izolacionistëve dhe ndjenjat kundër emigrantëve që po vërshojnë mbi Europë këto kohë. Të paktën, kjo tregon që BE po mendon në mënyrë strategjike për interesat e saj.
Liberalizimi i vizave ka rëndësi sepse lehtëson tregtinë dhe investimet mes vendeve. Biznesmenët turq, për shembull, janë ankuar prej vitesh për vështirësitë të takohen me klientët e madje të vizatojnë investimet e tyre në BE, ngaqë, edhe pse Turqia ka një marrëveshje për bashkim doganash me BE që më 1996, turqve ende iu duhet të rrinë në radhë për viza. Aftësia për të udhëtuar lirisht i mundëson njerëzit nga vendet e korruptuara, jo funksionale, të përjetojnë, apo të paktën të shohin, përfitimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Është një mënyrë t’i bësh me dijë fqinjët që ata nuk janë përjashtuar nga klubi evropian, por mund të shpresojnë të integrohen dhe begatohen, nëse vazhdojnë forcimin dhe pastrimin e institucioneve demokratike.
Shpresa e integrimit që ka bërë të mundur që Serbia të fillojë procesin e pajtimit me ish-provincën e saj, që kur Kosova shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme më 2008. Bashkëpunimi për të shmangur konfliktet e të ardhmes është pikërisht arsyeja e krijimit të BE. Me Kosovën është përdorur standard tjetër që në fillim. Kur vjen puna te anëtarësimi, kjo ishte ndoshta e pashmangshme: Pesë nga 28 vendet anëtare të BE nuk e njohin shtetin e Kosovës, dhe derisa të zgjidhet kjo çështje ajo nuk mund të anëtarësohet. Ndërkohë, Komisioni Europian hapi të hënën dy kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit për Serbinë, përfshi njërin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Kosova ka nevojë të realizojë udhëtimin pa viza që të mbajë gjallë shpresat e integrimit në BE. Megjithatë asaj iu dha dyfishi i kushteve për të përmbushur krahasuar me fqinjët, për të njëjtat kërkesa. Tani Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Serbia e kanë siguruar heqjen e vizave, duke e lënë Kosovën në një izolim fatkeq, në zemër të një rajoni që BE e konsideron strategjik dhe delikat. Pse ndodh kjo?
Siç m’u shpreh mua ministri i Kosovës për Integrim Europian, Besim Çollaku: “Nëse kjo situatë do të vazhdojë më tej, kjo do të ketë pasoja serioze, jo vetëm që do t’a zbehë optimizmin e njerëzve për të ardhmen evropiane, por dhe do t’i shtyjë të kërkojnë rrugë alternative nga izolimi”. Këto alternativa, tha ai, më së pari përfshijnë emigrimin e paligjshëm në BE, sidomos të rinjtë që gjithnjë e më shumë janë të zemëruar me Europën.
Problemi i vazhdueshëm me kërkesën e Kosovës kanë qenë përpjekjet e pamjaftueshme për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Këto kritika janë të merituara. Por shikoni hartën e vendeve që BE u ka hequr, ose është gati t’u heqë, vizat, pasi kanë firmosur kërkesat për për sundimin e ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit e krimit të organizuar:
Moldavia: Një nga politikanët më të fuqishëm në vend u arrestua në tetor, si pjesë e një hetimi në një bankë ku u zhduk një shifër e barabartë me 10 për qind të GDP së vendit. Nuk është më pak e korruptuar se Kosova. Ukraina: Prokurorët dhe gjykatat e Kosovës nuk janë më pak të pavarur ose kompetentë se ata të Ukrainës, sidomos pasi mori nga BE misionin më të madh për ndihmë në sundimin e ligjit. Kolumbia dhe Shqipëria: A është vërtetë krimi i organizuar problem më i madh për Kosovën? Ndoshta BE e kupton që sfida kaq të mëdha do të jenë punë në progres gjatë viteve të ardhshme. As varfëria nuk është faktor mos kualifikimi. Kosovarët janë më të pasur se moldavët ose ukrainasit. Dhe sigurisht ata janë më pak kërcënues, me një popullsi prej 1.8 milionë karshi 45 milionë të Ukrainës.

 
Ndoshta frika është se kosovarët janë më të mundshëm të tejkalojnë afatin e vizave dhe të zhduken në tregun e zi të punës; apo që luftëtarët që ishin në Siri do të futen mes tyre – 232 vetë nga Kosova, kryesisht vend mysliman, besohet që kanë shkuar të luftojnë në Siri. Për frymë, kjo është shifra më e lartë se çdo vend tjetër evropian. Këto janë rreziqe reale, por në të dy rastet, njerëzit që vendosin të emigrojnë ose infiltrohen e bëjnë këtë dhe tani. Heqja e vizave mund të pakësojë emigrimin e paligjshëm. “Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme”, tha Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës për Stabilitet Europian. Kjo nuk i ofron perspektivë Kosovës. E izoluar, e varur nga importi, me shkallën më të lartë të papunësisë për gratë në BE – cila është e ardhmja? Mirë a keq, BE e mori vendimin ta njihte pavarësinë e Kosovës. Tani ajo duhet të garantojë që ato integrohen në BE së bashku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit