10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hec e mos e kalb në burg këtë monstër, është i biri i një deputeti në Shqipëri (VIDEO)

Më të lexuarat

Policia e Tiranës shoqëroi sot nipin e deputetit socialist të Fushë Krujës, Rraham Rraja, Ramazan Rraja. Kjo pas publikimit në rrjetet sociale të videos ku ai duket duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë. Polici gjithashtu ka pezulluar dhe policen e cila nuk ndërhyn për të ndaluar dhunën.

“Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se:Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.”, njofton policia.

https://www.facebook.com/joqalbania/videos/510730716348126/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit