10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hebrenjtë fanatikë kryejnë bastisje në Mesxhid-i Aksa

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Autoritetit të Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs, në një deklaratë për AA tha se policia ka hapur Portën El-Megaribe, në jugperëndim të Aksasë, për të mundësuar hyrjen e hebrenjve

 

KUDS (AA) – Nën shoqërim të policisë së Izraelit, 127 hebrenj fanatikë, kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa-në, e cila ndodhet në Kudsin Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Autoritetit të Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs, në një deklaratë për AA tha se policia ka hapur Portën El-Megaribe, në jugperëndim të Aksasë, për të mundësuar hyrjen e hebrenjve.

Dibs bëri të ditur se 98 prej hebrenjve fanatikë të shoqëruar nga policia kanë hyrë në oborrin e Aksasë në orët e mëngjesit, kurse 29 të tjerë në orët e pasdites, Dibs po ashtu njofton se edhe 2 mijë e 523 turistë të huaj kanë hyrë në Harem-i Sherif.

Hebrenjtë fanatikë kohë pas kohe në seancat e mëngjesit dhe të pasdites po hyjnë në Mesxhid-i Aksa nën shoqërim të policisë.

Kryerja e bastisjes nga hebrenjtë fanatikë në Aksa po shkakton rritjen e tensioneve në rajon, si dhe po shkakton trazira mes palestinezëve dhe policisë së Izraelit.

Mesxhid al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të okupuar, është kibla e parë e muslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit